Pezullohen provimet e ndërmjetme në UAMD: Ja kur do lajmërohen studentët për tu rikthyer në mësim

02/12/2019 - 15:43

Mblidhet sot rektorati i Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës.

Lajmi është dhënë përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ku ndër të tjera, bëhet me dije se në mbledhje është vendosur pezullimi i provimeve të ndërmjetme, pasi për këtë semestër do të ketë vetëm provime finale.

Mësohet se studentët do të lajmërohen për fillimin e procesit mësimor pasi të inspektohen tre godinat universitare.

NJOFTIMI I PLOTË

Në një situatë që sa vjen e bëhet më optimiste në qytetin e Durrësit, u mblodh sot Rektorati i Universitetit "Aleksandër Moisiu".

Në mbledhje, dekanatet u zotuan për hartimin e një databaze me gjendjen e studentëve dhe pas kësaj në bashkëpunim me Shtabin e Emergjencave dhe hotelet qytetase do të shqyrtohen mundësitë për sistemimin e të tyre në këto mjedise.

Gjithashtu u vendos pezullimi i provimeve të ndërmjetme. Këtë semestër do të ketë vetëm provime finale.

Në bashkëpunim me institucionet qendrore, ato vendore dhe ekspertët e huaj, UAMD do të inspektojë të tre godinat universitare. Vetëm pas kësaj studentët do të lajmërohen për fillimin e procesit mësimor.

Për këtë, znj. Rektore e Universitetit, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, gjatë një takimi të zhvilluar në Bashkinë e Durrësit mori edhe angazhimin e kryetarit të saj.

#UAMD

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Transporti  është një ndër aktivitetet e pakta që akoma nuk është hapur për shkak të masave kundër përhapjes së COVID-it.

Pasditen e sotme kanë dalë përgjigjet e Lotarisë Amerikane për vitin 2020.

Pas banorëve të Sukthit, edhe banorët e Manzës janë ngritur sot në protestë kundër depozitimit të plehrave të Durrësit në territorin e ty

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë në konferencën për shtyp tregoi shfirat e reja për 24 orët e fundit të personave të infektuar nga

Më datë 8 qershor, 2600 maturantë në gjimnazet e qytetit të Durrësit do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore, gjuhës së

Gjendja mjedisore në Durrës sa vjen e rëndohet nga mbetjet urbane që kanë pushtuar qytetin pasi nuk janë mbledhur nga mjetet e ndërmarrje

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ambasada amerikane në Tiranë do të ofrojë mundësi për të gjithë studentët, studiuesit apo profesionistët e rinj, për të marrë pjesë në nj

Pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, paraditen e sotme do të zhvillohet një takim mes ambasadores amerikane, Yuri Kim dhe