Enti Kombëtar Civil Italian njoftoi pezullimin e aktivitetit të kompanisë ajrore “Fly Ernest” duke filluar nga data 13 janar.

ENAC i kërkon kompanisë të kompensojë udhëtarët e saj dhe nuk e lejon të lëshojë bileta të tjera.

Masa e marrë mund të revokohet vetëm nëse kompania “Fly Ernest” siguron elementët e garancisë.

ENAC do të vazhdojë të monitorojë kompaninë “Fly Ernest” për të mbrojtur respektimin e të drejtave të pasagjerëve.

Më shumë se 80 persona janë lënë nga “Fly Ernest” paraditen e së premtes në aeroportin e ‘Tessera-s’ në Venezia të Italisë.

“Fly Ernest” ndodhet në listën e zezë të ENAC që prej 29 dhjetorit.