Është pezulluar nga detyra drejtori i burgut të Rrogozhinës, Ibrahim Bejo.

Mësohet se pezullimi vjen pas një vendimi gjykate për shkak të një procedimi penal që ka nisur ndaj tij.

Bejo u emërua si drejtor i burgut të Rrogozhinës në janar të vitit 2018.

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Rrogozhinë është vënë në funksion të plotë në shkurt të vitit 2002, ndërsa drejtuesit e këtij burgu janë ndryshuar shumë shpesh. IEVP Rrogozhinë është kategorizuar si burg i sigurisë së zakonshme me një seksion paraburgimi.