Pezullohet tenderi i “Lungomare II”/ U ankua kompania me ofertën më të ulët që u skualifikua nga gara

13/10/2019 - 15:34

Komisioni i Prokurimit Publik pezulloi tenderin 3.8 milionë euro për fazën e dytë të Lungomares në Vlorë, pasi fondi shqiptar i zhvillimit skualifikoi ofertën më të ulët duke shpallur fituese kompaninë e dytë.

Tenderi për investimin simbol të qeverisë në qytetin e Vlorës, u zhvillua më 12 shtator. Në garë morën pjesë 6 kompani, ku oferta më e ulët u paraqit nga Curri SHPK me 2.9 milionë euro, ose 900 mijë euro më pak se vlera limit. Por Fondi shqiptar i zhvillimit e skualifikoi me pretendimin se nuk përmbushte kriteret teknike, duke shpallur fituese ofertën e dytë, atë të kompanisë Fusha.

Gjatë këtij viti, thuajse të gjithë tenderat e mëdhenj të rrugëve janë shoqëruar me polemika, për shkak se autoritetet kontraktore kanë skualifikuar ofertat më të ulëta, gjithmonë duke përdorur si motiv kriteret teknike. Para Lungomares, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në tenderin e Kardhiq- Delvinë dhe atë të unazës së Tiranës. Më pas, të dy garat u ankimuan në Komisionin e prokurimit dhe konflikti çoi në largimin nga detyra e ish-drejtoreshës Sonila Qato.

Sipas Agjencisë së Prokurimit, Fusha ka ofruar ta ndërtojë segmentin e dytë të Lungomares me një çmim 3.1 milionë euro ose 200 mijë euro më shumë se oferta më e ulët. Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, kompania Curri e ka ankimuar vendimin e Fondit Shqiptar në komisionin e prokurimit publik duke pretenduar se është skualifikuar pa të drejtë.

Pak muaj më parë Agjencia e Prokurimeve deklaroi se shpesh autoritetet kontraktore përdorin kriteret teknike për të kufizuar konkurrencën në tendera dhe skualifikuar pa të drejtë ofertat më të leverdisshme për taksapaguesit. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej rreth një jave anijet e flotës së peshkimit në Durrës qëndrojnë të ankoruara për shkak të motit të keq.

Disa persona, siç duket familjarë me njëri-tjetrin pasi dy prej tyre janë një çift pleqsh dhe një tjetër është fëmijë, kanë tërhequr vëme

I ftuar në një konferencë me temë "Menaxhimi dhe përdorimi i pasurive të sekuestruara", ambasadori i BE-së Luigi Soreca nënvizoi nevojën

Punonjësit e IKMT-së kanë vazhduar procesin e shembejve duke prishur 2 godina dykatëshe në zonën e Astirit, që është rrethuar mëngjesin e

18 leje drejtimi janë pezulluar në vetëm tre orë kontrolli nga patrullat e policisë rrugore në aksin Tiranë-Elbasan.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu me intensitet të ulët.

Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) do të zhvillojë ditën e sotme një tjetër aksion tek Unaza e Re, për shembjen e të

Eurodeputetja Doris Pack ka folur në lidhje me faktin se Arta Vorpsi u betua para noterit e jo para presidentit të Republikës.

Gazetari i njohur Marin Mema ka qenë i pranishëm mbrëmjen e sotme në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit Bujqësor të T

Ka nisur me rreth 10 minuta vonesë emisioni “Open” i gazetares Eni Vasili në Top Channel mbrëmjen e së enjtes.