Pije alkoolike dhe ushqime TOTALISHT me shkelje! AKU pezullon bizneset dhe bllokon 44.5 tonë verë e raki

17/06/2019 - 09:00

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar 44.5 tonë ushqime për asgjësim, ndërsa ka gjobitur edhe biznesin përkatës.

Nga inventarizimi i produkteve ushqimore nga ku u konstatuan 44.5 tonë produkte (verë, raki, maja, uthull, ujë, lëndë e parë etj) u vërtetua se subjekti vazhdonte aktivitetin në shkelje të ligjit dhe duke shpërfillur Urdhrin e Bllokimit të organit kompetent të sigurisë ushqimore.

Gjithashtu u vendosën 8 gjoba me vlerë totale 2.3 milionë lekë.

Njoftimi i plotë

AKU vijon goditjen e paligjshmërisë dhe praktikave abuzive ne zinxhirin ushqimor.

Vetem ne 2 subjekte, bllokohen per asgjesim 44.5 ton ushqime, nderpritet aktiviteti i nje subjekti dhe vendosen 8 gjoba me vlere totale 2.3 milion lek.

Në bashkërendim me Strukturat e Policisë Shkodër, Drejtoria Rajobale e AKU Shkoder ushtroi kontroll në subjektin “Briland shpk” me aktivitet “Prodhim pije alkolike dhe jo alkolike” në Shkodër, veprimtaria e të cilit ishte bllokuar nga kontrolli i datës 20.09.2017, nderkohe qe sipas sinjalizimeve subjekti vazhdonte të ushtronte aktivitetin në kundërshtim me ligjin. Në prani të Oficerit të Policisë Gjyqësore dhe të avokatit të subjektit, u krye inventarizimi i produkteve ushqimore nga ku u konstatuan 44.5 ton produkte (verë, raki, maja, uthull, ujë, lëndë e parë etj) që vërtetojnë se subjekti vazhdonte aktivitetin në shkelje te ligjit dhe duke shperfillur Urdherin e Bllokimit te organit kopetent te sigurise ushqimore.

Nga kontrolli rezultoi se subjekti kishte prishur shenjat dalluese dhe vulat e sigurise nga inspektimi i mëparshëm (ne vendet e botes se zhvilluar, prishja e vulave te sigurise se organeve kopetente perben veper penale, ne Shqiperi akoma jo).. Per keto shkelje ndaj subjektit u morën masat e mëposhtme: a). gjobë 100,000 lekë për prishjen e shenjave dalluese të vendosura nga trupa inspektuese, b). gjobë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, c). gjobë 200,000 lekë për veprim në kundërshtim me kërkesat për pergjegjesite e operatorit te biznesit ushqimor, d). u la në fuqi vendimi i inspektimit paraardhës për ndërprerjen e veprimtarisë së subjektit dhe e). u bë bllokimi i 44,513 litra produkte (ujë, pije alkolike dhe jo alkolike, lëndë e parë, maja e skaduar etj.), dhe u morën 6 mostra për analiza laboratorike.

Nisur nga gjetjet e kontrollit ne subjektin “Briland shpk” dhe duke ndjekur sistemin e gjurmeshmerise per lenden e pare, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në zbatim të ligjit, ushtroi kontroll ne subjektin “Ylli Merja” Tiranë. Nga kontrolli i ushtruar në këtë subjekt Drejtoria Rajonale AKU Tirane konstatoi etiketa që keqinformonin publikun për aspekte të ndryshme shëndetësore. U konstatuan produkte ushqimore të cilat rezultuan të pa etiketuara apo me etiketë në kundërshtim me ligjin (fasule, sojë, qumësht gomarice, kavanoza me boronicë, caj, uthull  me mbishkrime mjekësore, hudhër, arrë kokosi, lajthi, stika, arra etj). Ambjenti ishte i mbingarkuar me produkte, i pasistemuar, produktet ruheshin ne dysheme dhe disa produkte mbaheshin edhe në ambjente sanitare. Nga verifikimi rezultoi se subjekti operon në këtë adresë i pa pajisur me licencë për aktivitetin përkatës, nuk operon me sistemin e vetkontrollit HACCP, si dhe nuk disponon sistem funksional gjurmueshmërie. Per shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masat administrative: a). gjobë 1,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa licencën përkatëse (kategoria II.1.A (1)), b). gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare, c). gjobë 200,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrollit (HACCP), d). gjobë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, e). gjobë 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë mundur të bien dakort për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Ma

Hetuesit në Durrës duket se janë afër zbardhjes së atentatit ndaj vlonjatit Edison Harizajt dhe shokut të tij në afërsi të Plepave.

Gjesti fyes i ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard, është përcjellë me vëmendje edhe nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

Shtyhet seanca në ngarkim të Arbër Çekajt dhe dy të arrestuarve të tjerë për sasinë prej 613 kg kokainë që u kap në Durrës.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës ka ndërhyrë në fillim javë për të shembur betonimet e paligjshme që kishin ngushtuar kanal

Që nga fillimi i këtij viti portin e Durrësit e kanë vizituar 420 jahte, me flamurë nga të pesë kontinentet.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili nga Komisioni i Sigurisë bëri një deklaratë të fortë duke pohuar se nga burgu janë poros

Një “Benz” i braktisur në autostradën Durrës-Tiranë, i vjedhur më herët gjatë shtatorit, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.