Pipero: Kjo javë do jetë piku i epidemisë, ja kur do nisë të bjerë numri i të prekurve nga koronavirusi

02/04/2020 - 17:12

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero tha se kjo javë do të jetë dhe piku i pandemisë në vend dhe se javën e tretë të prillit numri i rasteve do të bjerë.

Në një lidhje me News24, Pipero tha se në Infektiv është normale, e qëndrueshme, sipas tij edhe pse ka problematika po e përballojnë me përkushtim e profesionalizëm.

“Pritshmëritë tona janë kaluar me rastet e shëruara. Kemi 60-70 të shëruar dhe është një arritje e madhe. Falë masave të marra nga qeveria dhe respektimit nga ana e qytetarëve të masave higjieno-personale, pasojat e pandemisë për fat të mirën uk arritën atë kurbën me majë, të papërballueshme nga strukturat e shëndetësie. E kemi përballuar më së miri deri tani. besoj kështu do shkojë. Besoj që kjo javë do jetë java që tek ne duhet të arrijë pikun, pra numrin e rasteve të reja me COVID. Java tjetër do vijojë me këto ritme dhe në fillim të javës së tretë të prillit, numri i rasteve do bjerë. Krahas rënies së numrit shpresoj të zbuten dhe masat e qeverisë, të fillojë një rigjallërim. Piku besoj do jetë kjo javë”, deklaroi Pipero.

Sa iu përket rasteve me COVID-19 tek moshat e reja, ai tha se janë 3-4 të tillë që sigurisht janë infektuar nga kontaktet ndërsa përsëriti thirrjen për të qëndruar brenda.

“Unë si ju ndjek me vëmendje buletinin e MSH. Janë 3-4 raste tek moshat e reja. Kjo sëmundje ka një periudhë inkubacioni shumë të gjatë. Jo të gjithë rrinë në shtëpi, dikush del. Mjafton të ketë dalë para 2 javësh, 10 ditësh, përmes kontakteve të afërta, dikush e ka marrë. Ndaj vijojmë të themi mos dilni nga shtëpia. Ky virus i prek të gjithë, nuk bën përjashtime”, tha Pipero.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përmes një postimi në Facebook, gazetarja e kronikës Anila Hoxha ka paralajmëruar se një tjetër emër i njohur i botës së krimit do të kth

Pedagogu i Universitetit të Arteve dhe skulptori i njohur, Arben Bajo humb betejën me Covid-19.

Këtë të diel, deri në mesditë moti parashikohet të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.

“Është taktika që ndjek korrupsioni i nxitur nga babëzia. Gjithçka fillon dhe mbaron te babëzia.”

Zhvillimi i një ceremonie celebrimi në anijen e rojes bregdetare, i ka kushtuar vendin e punës zv.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 124 persona janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, nga të cilet 4 jane regjistruar ne

Situata e infektimeve nga COVID-19 në Shqipëri vijon të mbetet serioze.

Zona historike e Durrësit, nga Amfiteatri te Kulla Veneciane, Kështjella, Hamami Mesjetar, duke përfshirë dhe disa shtëpi historike e ish

Në bazë të kritereve dhe kushteve të parashtruara tek rekomandimet, Këshilli Europian ka përditësuar listën rekomanduese të shteteve të c