Pipero: Rastet aktive 2-3 herë më shumë, nuk i identifikojmë dot

07/08/2020 - 19:44

Mjeku Pëllumb Pipero gjatë një interviste televizive në abc neës, bëri të ditur se shifrta e rasteve aktive në vend duhet të jenë 2 apo 3 herë më shumë vlera e 2375 personave aktivë të regjistruar.

“Së paku duhet të ketë dhe 2-3 herë më shumë dhe për shkak të mungesës së kontakteve të cilët nuk i identifikojmë dot. Këto raste potencialisht mund t’i konsiderojmë si kandidat për spital. Mjekët e familjes në koordinim me epidemiologët bëjnë të pamundurën për të menaxhuar situatën”, tha Pipero.

Duke folur edhe për suportin që po u bëhet rasteve më të lehta përmes asistencës nga mjekët e familjes, infeksionisti tha se prej 4-5 muajsh spitali infektiv ka një ngarkesë shumë të madhe.

“E them me sinqeritet se jemi të lodhur. Komunikimi është pothuajse gjatë gjithë ditës si me qytetarët si me pacientët. Dita jonë e punës është totalisht e ngarkuar. U bë pothuajse 4-5 muaj që spitali i sëmundje infektive ka një ngarkesë shumë më të madhe. Më parë kemi pasur shtrime të larta por kanë qenë edhe familjarë që iu vinin në ndihmë të afërmve të tyre, por me këtë sëmundje të gjithë ngarkesën e përballon personeli shëndetësor”, u shpreh Pipero.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkimi Evropian ka financuar 35,5 milionë euro për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

Mbledhja e përbashkët mes qeverise se Shqipërise dhe Kosovës do të mbahet në Tiranë.

Bashkia e Shijakut është ndër të parat që vlerëson transparencën e punës së saj në raport me qytetarët. Për këtë ajo vë në dispozicion të

Tre javë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit – kur Durrësi ishte ende një qytet ‘fantazmë’, kryeministri Edi Rama firmosi në emër t

Oficeri Hekuran Bregu është komanduar ditën e sotme në krye të Operacionit Forca e Ligjit.

Tarifa më të ulta për shërbimin funeral në Njësitë Administrative të bashkisë Durrës (ish-komunat).

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Infektimi i 5 mësuesve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Përmet me Covid-19 ka çuar në mbylljen e shkollës.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar reaguar pas infektimit me koronavirus të shefes së Departamentit të Epidemiologjisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shoqëruar nga zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Albert Dervishaj dhe Drejtori i Akademisë së Si