Pipero reagon për infektimin me COVID-19 pas vaksinës: Rasti im nuk është dhe nuk do të jetë i vetmi

27/01/2021 - 21:14

Mjeku Pëllumb Pipero ka reaguar pas infektimit me COVID-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pipero shkruan se në mesditën e djeshme është konfirmuar me COVID-19, ndërsa aktualisht ka simptoma të lehta dhe ndodhet i izoluar në shtëpinë e tij.

Pipero është një nga mjekët e parë që mori dozën e parë të vaksinës anti-COVID në Shqipëri, por përsëri ai rezultoi pozitive me COVID-19.

Sipas mjekut, fakti se ai kishte marrë vaksinën dhe u infektua shtron mjaft pikëpyetje.

“Me ndodhi dhe mua!  Nga dje ne mesdite edhe une si mjaft kolege te mi rezultova pozitiv me Sars Cov 2 (Covid 19), dhe tani ndodhem ne kushte shtepie me trajtim mbeshtetes. Per shkak te situates shendetesore, edhe pse me simptoma te lehta, por edhe te ngarkeses psikologjike normale ne kete situate, e kam pasur te pa mundur te ndjek njoftimet e mediave, te cilat i falenderoj pa perjashtim, duke ju kerkuar ndjese pa fund qe nuk e kam pasur te mundur ti pergjigjem interesimit te tyre shume profesional dhe njerezor. Jam i sigurt qe kam mirekuptimin e tyre ne kete situate. Falenderoj dhjetra miq, nuk e dija qe kisha kaq shume, qytetare, kolege dhe politikane qe me kane telefonuar e uruar sherim te shpejte, duke me ofruar dhe ndihme te pa kursyer nese situata shendetesore do e kerkoje. Nje mik gazetar e kishte krahasuar Covid 19 me nje “rulete ruse”, dhe eshte krahasim i gjetur, po kaq e vertete eshte edhe perpjekja mbinjerezore e bluzave te bardha kudo ne bote, edhe ne Shqiperi, qe jeten e pacienteve te semure me Covid 19 te mos e leme ne “dore te fatit rulet ruse”, por ti mjekojme e sherojme. Une kam mjekuar me qindra qytetare deri tani, por tashme jam pacient, dhe nje pacient i veçante, i veçante per faktin se une jam infektuar pasi jam vaksinuar. Dhe ky fakt shtron mjaft pikpyetje, nje pjese e te cilave me ndihmen e kolegeve ka mare pergjigje qe sot, nje pjese presin pergjigje, ndaj se bashku me koleget e Institutit te Shendetit Publik po punojme per investigimin e rastit tim me te gjitha aspektet dhe se shpejti besoj do kemi nje pergjigje te plote. Rasti im nuk eshte dhe nuk do te jete i vetmi, por ne vendin tone ndoshta eshte i pari, pasi raste te tilla jane raportuar ne shume vende te botes, vecanerisht me Izrael, ku eshte vaksinuar me shume se 30% e popullsise, dhe kjo ndodh e mund te ndodhe mbas marjes se dozes se pare te vaksines, pasi duhen se paku 2 jave te filloje prodhimi i antitrupave,(per hir te se vertetes analizat serologjike te bera ne disa laboratore, perfshire dhe Laboratorin Virologjik te ISHP konfirmojne IgG pozitive ne rastin tim) dhe ne fund te javes se trete niveli i imunitetit arrin 70-80%, e nje jave pas dozes se dyte mbrojtja eshte e sigurte dhe maksimale. Ndaj eshte shume e nevojshme qe pas dozes se pare te vaksines te vazhdojme te kemi te njejtin kujdes si cdo person i pa vaksinuar. Kjo keshille vlen per te gjithe, sot per bluzat e bardha ne proces vaksinimi, dhe neser edhe per qytataret deri ne marjen e dozes se dyte te vaksines. Duke ju falenderuar te gjitheve, shpresoj dhe lutem ta kaloj sa me lehte kete sprove te veshtire, dhe besoj fort se do kem dhe mbeshtetjen dhe lutjet tuaja! Falemnderit”, shkruan Pipero.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot është afati i fundit për partitë politike në vend, që të dorëzojnë emrat e kandidatëve për deputetë që do të që garojnë për zgjedhjet

Kjo javë sjell kushte dimri të butë në Ballkan.

Në bashkëbisedimin virtual me të rinj që votojnë për herë të parë, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako është pyetur për fati e rreth

Java e parë e marsit mban rekord viktimash për shkak të Covid-19 në më shumë se 11 muaj pandemi në Shqipëri.

Në Shqipëri vijojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Edhe pse me kufizimet e pandemisë, “Shoqata e gruas” në Durrës ka shpallur, në këtë prag 8 Marsi, gratë më të suksesshme të qytetit përgj

Politikani miliarder kosovar, Behgjet Pacolli, ka reaguar për herë të parë publikisht për shpalljen e kompanisë së tij “Mabetex Internati

Me rastin e 7 Marsit, ditës së mësuesve, Bashkia e Durrësit organizoi një ceremoni të veçantë për të vlerësuar kontributin e mësuesve të

Koha e mirë dhe dita e pushimit kanë krijuar trafik të rënduar në rrugët e Durrësit, sidomos në akset “Egnatia” dhe “Taulantia”.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për mësuesin Indrit Alushaj, i cili pak ditë më parë i vuri flakën zyrës së Drejtor