Pjepri me substanca kancerogjene? AKU: Nuk ka vend për alarm

12/07/2019 - 10:47

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit (AKU) është vënë në dijeni të kronikës dhe informacionit të përcjellë nëpërmjet televizionit TV Klan për sa lidhet me nivelin e nitrateve tek pjepri për të cilën kishte dhënë më parë dhe sqarime zyrtare të kërkesës për informacion të kësaj media drejtuar AKU.

AKU sqaron se çështja që sillet nga TV Klan në vëmendjen e konsumatorëve është trajtuar edhe më parë, megjithatë AKU mirëpret dhe vlerëson kontributin e mediave për denoncimin e rasteve të besueshme të abuzimit me sigurinë ushqimore, kudo ku ato konstatohen, pasi siguria ushqimore është një çështje që kërkon angazhim dhe bashkëpunim të gjithë aktorëve shoqërorë. Për rastin e trajtuar mediatikisht nuk ka vend për abuzim/manipulim apo spekullim në komunikimin publik duke krijuar panik të panevojshëm dhe fiktiv për konsumatorët.

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit informon se nuk ka vend për alarm. Gjatë këtij viti kemi thuajse pesëfishuar eksportet tona në vendet e BE dhe jo vetëm, si dhe nuk kemi asnjë ngarkesë fruta-perimesh të kthyer mbrapsht në vendin tonë për arsye të nivelit mbi normën e lejuar të mbetjeve (nitrateve) në këto produkte (konkretisht pjepër).

AKU trajton me seriozitetin maksimal të gjitha indiciot apo denoncimet lidhur me problematika që mund të cënojnë sigurinë ushqimore, por rasti konkret nuk evidenton besueshmërinë e nevojshme si denoncim. Ajo çfarë u paraqit në media nuk përmban as detaje të integritetit dhe gjurmimit të mostrës së produktit (konkretisht, vendin e origjinës pra prodhuesin/fermerin, subjektin tregtues, kushtet e ruatjes, detaje të dokumentacionit shoqërues mbi këtë produkt), si dhe as besueshmërinë në përdorimin e aparatit dhe saktësinë e tij në matje.

Interesi i aktorëve të ndryshëm të shoqërisë për të promovuar përdorimin e pajisjes “Green Test” dhe insistimi i tyre pranë AKU ka qënë i hershëm. Para një viti, AKU ka sqaruar se bazuar në të dhënat që jep vetë firma prodhuese për këte pajisje, ky aparat nuk është i destinuar për përdorim në laborator, por për përdorim individual privat. Në referencat dhe materialet promovuese të saj, firma prodhuese nuk përmend ndonjë laborator ose trup zyrtare inspektuese në ndonjë vend të botës që përdor këtë aparat për matjen e sasisë së nitrateve në produktet ushqimore, konkretisht pjepër.

Aparati nuk është i destinuar për efekt kontrolli zyrtar për vetë specifikën që paraqet, jo në përputhshmëri me metodën standarte ISO të unifikuar dhe validuar.

Në lidhje me nivelin maksimal të lejuar të nitrateve në produktet ushqimore, inspektorët e AKU, gjatë kontrolleve zyrtare marrin mostra për analizimin e këtyre produkteve duke ju referuar legjislacionit dhe akteve rregullatore në fuqi (Udhëzim 19 datë 17.11.2010 “Për metodat e marrjes së mostrave dhe analizimit për kontrollin zyrtar të nivelit të nitrateve në produktet ushqimore” dhe Udhëzim Nr. 1 datë 05.02.2016 “Për vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produktet ushqimore”). Sqarojmë se Udhëzim Nr. 1 datë 05.02.2016 është i përafruar me Rregulloren e Komisionit Europian Nr.1881/2006 të 19 Dhjetorit 2006 për përcaktimin e niveleve maksimale për kontaminues të caktuar në produktet ushqimore, në të cilën nuk parashikohet asnjë normë mbi nivelin e nitrateve në pjepër.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këtë të premte, vendi do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, sidomos në zonat veriore.

Liderët e vendeve anëtare të BE janë mbledhur në Bruksel në samitin që pritet të marrë edhe vendimin final sa i përket çeljes së negociat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur në lidhje me negociatat me Tiranën e Shkupin, duke u shprehur se sinjale

Në zbatim të Strategjisë Kombëtare të Luftës Kundër Trafikimit të Personave, sot u organizua një takim me Tryezën Teknike nën drejtimin e

Goditet një tjetër grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së pronës në Durrës.

Aplei i Krimeve të Rënda ka hedhur poshtë kërkesën e Klement Balilit për të fituar pafajësinë, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së S

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ndryshuar thuajse të gjithë drejtorët e burgjeve në mbarë vendin.

Ka pasur informacione se Marsida Qatja do të udhëtonte jashtë vendit, e për këtë arsye, Prokuroria e cila e ka marrë në hetim, i ka hequr

Kuvendi i Shqipërisë po miraton një projektligj, i cili rrit kontrollin mbi prodhimin dhe tregtimin e kripës së jodizuar.

Ministria e Drejtësisë ka kthyer përgjigje në lidhje me kërkesën për informacion për Albert Veliun dhe ekstradimin e tij nga Belgjika.