Pjesë e grupit kriminal 3 të arrestuarit nga RENEA në Shijak. Aksion edhe në Itali, 18 masa sigurie

09/12/2019 - 12:20

Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar “ROMANO 2017", arrestohen me qëllim ekstradimi tre shtetas të kërkuar nga drejtësia italiane, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe FNSH-në, në koordimin mes Interpol Tirana dhe Interforcës italiane në Shqipëri.

Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Durrës dhe në Itali. Gjatë operacionit janë ekzekutuar 18 masa sigurie dhe për njërin është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta që Policia e Shtetit zhvillon me homologët për goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga ana e Seksionit per Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, FNSH-në dhe Komisariatin e Policisë Durrës, në koordimin mes Interpol Tirana dhe Interfocës italiane në Shqipëri, u finalizua me sukses Plan – Operacioni “ROMANO 2017”, si rezultat i të cilit u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar: 

* Florian Mema, 30 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.
*  Demokrat Çizmja, 27 vjeç, banues në Gjepalaj Durrës.
*  Luan Bodlli 41 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është njoftuar nga Interpol Roma se këta shtetas janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Komanda Provinciale Karabineri e Bergamos, Itali ka programuar ekzekutimin e masës së sigurisë "Arrest në burg", dhënë nga Gjykata e Bergamos, Itali, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narotike”, për 16 shtetas shqiptarë, italianë dhe marokenë.

Operacioni është zhvilluar në të njëtën kohë edhe në Itali, ku si rezultat në Itali  janë kapur dhe arrestuar 12 shtetas shqiptarë, italinë  e marokenë, si dhe janë ekzekutuar edhe tri masa sigurie, dy prej të cilave "Detyrim paraqitjeje" dhe një "Arrest në shtëpi".

Ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga FNSH-ja në Durrës.

Hetimi për këtë grup kriminal ka nisur në vitin 2017, pasi dyshohet se ky grup kryente trafikim të lëndëve narkotike nga vende të ndryshme drejt Italisë.

Edhe gjatë këtij operacioni Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë profesionalizmin dhe vendosmërinë e saj për të bashkëpunuar me partnerët në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në mbledhjen e fundit të Shtabit të Emergjencave në Durrës është bërë një përmbledhje e situatës së deritanishme në terren përsa i përket

Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, Selim Belortaja ka këshilluar shqiptarët të shtyjnë udhëtimet dhe kontaktet fiz

Paraditen e kësaj të shtune, banorët e Xhafzotaj janë ngritur në protestë për shkak të mungesës së infrastrukturës.

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me Noel Dishin, vrasësin e Vilson Tafçiut. Ky i fundit u vra në Astir më 20 janar.

MeteoAlb parashikon se pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat shtohen gjatë orëve të pa

Pas takimeve këshilluese me prokurorë dhe inxhinierë italianë, ekspertë në analizimin e cilësisë së godinave pas tërmeteve, Prokuroria e

Nëse keni bërë plane për fundjavën, kini parasysh se nuk do te jeni në shoqërinë e motit me diell.

Nuk ka optimizmin e Komisionerit për Zgjerim Varhei, por dhe Presidenti i Këshillit Europian, duke folur në Tiranë në krah të kryeministr

Fatura 1 miliardë euro që kryeministri Edi Rama deklaroi si dëm të tërmetit në takimin me homologun italian Conte është rezultat i një ra

Gjykata e Sarandës ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për 41-vjeçaren Elisabeta Mita, pas akuzës se dhunonte vajzën e saj 1