Tension dhe përplasje edhe në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Deputetë të Partisë Demokratike kanë shkuar në ambientet e policisë për të u interesuar për qytetarët që janë ndaluar gjatë pasdites.

Por oficerë policie dhe punonjës, kanë ndaluar deputetët të hyjnë brenda dhe aty ka pasur edhe një tension i madh, ku sipas pamjeve ka pasur edhe përplasje.