Plasin grushtet dhe shkelmat në Durrës e Shijak

Postuar: 13/08/2017 - 10:59

Foto ilustruese

3 sherre janë regjistruar në Durrës dhe Shijak në 24 orët e fundit.

Protagonistë të tyre janë kryesisht të rinj dhe sipas policisë konfliktet janë shkaktuar për motive të dobëta.

Në të tre rastet, policia e Durrësit ka dërguar dosjet respektive në prokurori për të nisur ndjekjen penale ndaj këtyre shtetasve.

Njoftimet e policisë

  • Më datën 12.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit A.A dhe A.A, vjeç 17 e 18, banues në Durrës e Sukth, pasi dyshohet se kanë goditur me shkelma shtetasin B.K, vjeç 17, banues në Shijak. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.
  • Më datë 11.08.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.R, vjeç 38, banues në Durrës, pasi  më datë 10.08.2017, në lagjen Nr. 7, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka  goditur me grushte shtetasin B.P, vjeç 50, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.
  • Më datë 11.08.2017, iu referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin R.P, vjeç  29, banues në Ardhishtë, Shijak, pasi dyshohet se në fshatin Pjezë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me shkelma dhe grushte në trup shtetasin R.Gj, vjeç 58, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Aleksandër Ndoka, ka sjellë në Lezhë Drejtorin e Përgjithshem të Policisë së Shtetit Haki Çako.

   Një nga emrat e përfolur si kandidate për postin e kryeprokurorit është edhe Arta Marku, prokurore në rrethin e Shkodrës.

   Reshjet e borës do t’u lënë nesër vendin reshjeve të shiut, të cilat do të zbusin temperaturat e ulëta, të regjistruara sidomos në ver

   Infermierët dhe mamitë e qendrave shëndetësore të qarkut Durrës janë mbledhur paraditen e sotme në një takim trajnues me temë “Kujdesi

Një person që ka ndaluar për të blerë në një dyqan në Durrës, për shkak të një pakujdesie nga ana e tij, i kanë vjedhur makinën.

Kuvendi i Shqipërisë ka deklaruar sot se është regjistruar kandidati i parë për kryeprokuror të përkohshëm të Shqipërisë.

Një ceremoni mortore jo shumë e zakontë ajo e përcjelljes dje në Lezhë të vëllait të ish-deputetit socialist, Aleksandër Ndokës i ekzekut

Problemet me transportin në vendin tonë janë të shumëllojshme dhe shpesh qytetarët publikojnë në media pamje nga situatat e ndryshme që p

Territori do të dominohet nga vranësira dhe kthjellime të shkurtra në pjesën më të madhe të tij ndërsa shira të përkohshme do të ketë në