Rregullorja e qeverisë për plazhet nuk po zbatohet në Durrës! Kullat e vrojtimit dhe rojet mungojnë në të gjithë gjatësinë e vijës bregdetare.

Në të gjithë gjatësinë e vijës bregdetare, 4.5 km nga Ura e Dajlanit nuk ka asnjë kullë vrojtimi. Nga sezoni i kaluar ka shpëtuar vetem një kullë, por bizneset private, hotelet e mëdha që e kanë detyrim të punësojnë rojet bregdetare e ka lënë atë bosh. 

Dy persona kanë humbur jetën në plazh në harkun e dy ditëve. Pushuesit thonë se ndjehen të rrezikuar për vete e sidomos për fëmijët.

Por institucionet nga ana tjetër edhe pse e kanë detyrim të sigurojnë zbatimin e ligjit nuk kanë ndërmarrë asnjë masë, pavarësisht paralajmërimit të prefektit të Durrësit.

K.H.