Në këtë fillim sezoni turistik, pushuesit i janë drejtuar bregdetit të favorizuar një pranverë e parakohshme. Ata që vizitojnë bregdetin janë kryeqytetas, por edhe shtetas nga Kosova dhe nga Evropa juglindore e vendet skandinave. Qindra qytetarë shfrytëzuan temperaturat e larta dhe diellin e fortë për të kryer shëtitje dhe për të bërë aktivitete të ndryshme sportive, por ka pasur edhe nga ata që janë larë në det.

Pushuesit shprehen se po kalojnë momente relaksi në bregdetin e Adriatikut, ndërsa ngrenë shqetësimin për higjenën. Sipas tyre, autoritetet duhet të jenë më të kujdesshme përsa i përket higjenës në vijën bregdetare, ndërsa theksojnë se edhe vetë qytetaret duhet të jenë më të ndërgjegjshëm.

Është çështje ditësh që ndërrmarrja Komunale e Plazhit të nisi pastrimin e vijës bregdetare për të përgatitur bregdetin të nisë sezonin e ri veror 2019.

Problemet e dikurshme të kanalizimeve që derdheshn në det, të mungesës së ujit të pijshëm apo energjisë elektrike, janë ezauruar vite më parë. Tani ashtu si hoteleirët që kanë rritur kërkesat ndaj vetes në radhë të parë për të plotësuar kushtet e pushuesve, edhe banorët vendas që japin banesat me qira kanë plotësuar kushte më të  mira, duke ofruar edhe çmime të lira në raport me zonat e tjera bregdetare.

K.H.