Plehrat e Durrësit do të shkojnë në landfillin e Tiranës. Porto-Romano do kthehet në park

06/12/2019 - 08:39

Ndërsa të gjithë inertet e krijuara nga shembja e pallateve dhe ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti në Durrës do të depozitohen në Porto-Romano, mbeturinat do të transferohen drejt Tiranës.

Duke folur në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë këtë të premte, Rama tha se të gjitha bashkitë e këtij qarku duhet të depozitojnë mbeturinat në landfillin e Tiranës, ndërsa Porto-Romano do të kthehet në Park Kombëtar.

"Plehrat e Durrësit do të shkojnë në landfillin e Tiranës. Në Durrës nuk ka asnjë kusht. Porto-Romano do të mbyllet dhe do të kthehet në park dhe gjithë procesi do të transferohet në Tiranë, siç kemi bërë me Elbasanin ku bashkitë të gjitha duhet t'i derdhin mbeturinat në qendrën e madhe të përpunimit. Edhe në Durrës po ashtu.

Kjo kërkon një punë me bashkinë për kostot e transportit edhe për kontributet e gjithsecilit në një proces që të vazhdojë normalisht. Brenda dhjetorit mundësisht të mbyllet dhe mos të shkojnë më plehra në Porto-Romano. Porto-Romano do të fillojë të pastrohet dhe plehrat do të evakuohen të gjitha.

Ndërkohë me inertet e mbledhura duhet bërë seleksionimi dhe duhet bërë njëkohësisht edhe puna bazë për trasforminin e Porto-Romanos në park".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Alban Qafa, avokati i biznesmenit, njëherësh pronarit të RTV ORA, Ylli Ndroqi në një konferencë për mediat deklaroi sot se disa nga 26 pa

I nxehti afrikan i ka lënë vendin stuhive. Reshjet e shiut dhe era e fortë përfshinë vendin gjatë 24 orëve të fundit.

Arjan Baci është caktuar si njeriu që do të administrojë 26 pasuritë e sekuestruara të biznesmenit Ylli Ndroqi pas hetimit nga SPAK.

Moti i keq ka shkaktuar probleme në disa zona me rrjetin e energjisë elektrike ndërsa Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, bën të

Ashtu siç ishte parashikuar, edhe qyteti i Durrësit u zgjuar sot me mot me reshje.

Policia e Shtetit iu ka drejtuar një apel të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese ditën e sotme.

Një person është mbajtur peng në makinë për një orë në Durrës.

Vranësira të lehta dhe të dendura do jenë prezente në vendin tonë duke sjellë mot të vranët dhe reshje në të gjithë territorin.

Rreth 200 efektivë të Forcave të Armatosura u kanë ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse në disa bashki të vendit, ku janë evidentuar disa

Ministria e Mbrojtjes Sociale dhe Trajtimit të Krizave në Greqi sapo ka nxjerrë një paketë të re masash për parandalimin e koronavirusit,