Në këto ditë izolimi dhe pezullimi të çdo aktiviteti ekonomik e social në Durrës është vënë re problematika e tërheqjes së mbetjeve urbane nga kazanët. 

Së fundmi, “DurrësLajm” publikon pamje të xhiruara në mes të Durrësit, në lagjen nr.3 vetëm 100 metra larg bashkisë, ku mbeturinat derdhen sheshit.

Ashtu si të gjithë qytetarët edhe punëtorët e Ndërmarrjes Komunale pavarësisht se kanë frikë nga kontaminimi, janë të detyruar që për çdo natë të dalin e të kryjnë pastrimin e qytetit.

Por qëndrimi në shtëpi i të gjithë qytetarëve ka rritur volumin e plehërave e për pasojë kazanët në qytet janë të mbushur në çdo orë të ditës.

Banorët duan që për higjienën e komunitetit ky shërbim të rritet, në një kohë që koronavirusi i panjohur po kërcënon jetën e popullsisë.

Pothuajse në çdo lagjje të Durrësit këto ditë është ngritur shqetësimi i mbetjeve urbane të grumbulluara, e të papastruara.

K.H.