Plot surpriza ndalesa në lagjen nr.17 në Durrës, "Koncert në karantinë" kalon kufijtë e qytetit (FOTO & VIDEO)

07/04/2020 - 21:59

Ndalesa e rradhës e “Koncert në karantinë” ishte lagjja nr.17 në Durrës. Ashtu si në të gjitha lagjet e tjera të qytetit bregdetar ku këngëtarët dhe humoristët kanë dhuruar alegri, muzikë dhe ritëm, tek blloku i pallateve pranë UKD u krijua një atmosferë vërtet festive.

Si për të kujtuar lidhjen e fortë që ekziston mes Durrësit dhe Italisë, banorët e bllokut të pallateve dhe artistët kujtuan periudhën e vështirë që po kalon vendi fqinjë dhe shumë prej shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje prej vitesh.

Kënga e famshme “Lasciatemi cantare” u bë kolonë zanore për të gjithë pjesëmarrësit; këngëtarët në shesh dhe banorët nga dritaret apo ballkonet e tyre.

Një dedikim i veçantë iu bë edhe aktorit të njohur të teatrit “Aleksandër Moisiu”, Lutfi Hoxha, të cilit Kosta Bonshi i kushtoi një këngë. Dhe meqë ishte dita e surprizave, një surprizë erdhi edhe nga inxhinieri teknolog i njohur Nazif Tivari, që i dhuroi nismëtarit të koncertit, Ardi Omerit, një vazo me lule.

Vazoja me lule i dedikohet të gjithë këngëtarëve durrsakë, pjesëmarrës në “Koncert në karantinë” nga banorët e lagjes nr.17.

Koncerti u mbyll me shpalosjen e flamujve kombëtarë të Italisë dhe Shqipërisë, ndërsa në sfond ishte zëri i të mrekullueshmes Vaçe Zela.

Suksesi dhe jehona që po merr nisma e poetit Ardi Omeri i ka kaluar kufijtë e Durrësit.

Vetë Omeri pranon se kanë kërkesa të pafundme nga të gjithë banorët e lagjeve të ndryshme të qytetit bregdetar, që duan të ndjekin koncertin e këngëtarëve poshtë ballkoneve të tyre.

“Nuk po arrijmë t’i kënaqim të gjithë,- thotë Omeri, ndërsa shton se,- na vijnë mesazhe të panumërta nga e gjithë bota, atje  ku jetojnë shqiptarë që ndjekin koncertin tonë nëpër rrjete sociale nga lidhjet live të familjarëve të tyre në Durrës”.

*Fotot dhe pamjet filmike studio Adi Domi

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Europa Nostra i ka drejtuar sot një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një javë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Një 12-vjeçare është larguar nga banesa e saj në lagjen nr.4 në Durrës.

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero i është përgjigjur pedagogut Erion Kristo i cili një ditë më parë tha: "Ajri të shëron?

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike iu bën thirrje të gjithë debitorëve të energjisë të bëhen pjesë e aktmarrëveshjes për të

Zbardhen detaje të reja nga grabitja spektakolare në Tiranë, ku Donald Hoxha bashkë me Gentian Kanen vodhën mbi 250 milionë lekë nga maki

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar së gjatë 24 orëve janë identifikuar 9 raste të reja me COVID-19.

Ditën e martë, 26 maj, mbushen plot 6 muaj nga tërmeti i fund nëntorit të vitit të kaluar, që la pas shkatërrime të shumta në Durrës.

Ambasada Amerikane në Tiranë uron festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka uruar besimtarët myslimanë, qytetarët e Durrësit dhe të gjithë shqiptarët me rastin e