Po investohet në të për të tretën herë, por shëtitorja "Taulantia" mbulohet nga leshterikët (FOTO)

28/02/2020 - 19:40

Moti i keq i dy ditëve të fundit “shërbeu” për të depozituar në shëtitoren “Taulantia” në Durrës grumbuj me leshterikë, të cilët ju mbivendosën atyre që tashmë ndodheshin aty.

Prej verës së kaluar, shëtitorja më e dashur dhe e vetmja e durrsakëve i është nënshtruar rikonstruksionit për të tretën herë. Kantieri i hapur, sot, ishte i braktisur nga punëtorët, për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Pavarësisht se shëtitorja nuk ka marrë ende formën përfundimtare depozitimi i leshterikëve përgjatë gjithë gjatësisë së saj, dëshmon se hartuesit e projektit nuk kanë menduar aspak për një zgjidhje për ngritjen e një priteje në det që do të eleminonte mbërritjen e leshterikëve në breg.

Kur bën një krahasim mes fotove të projektit dhe atyre të shkrepura ditën e sotme, shihen qartë  problematikat e investimit. Shkallaret që zbresin në det, sot ishin mbuluar në pjesën më të madhe të tyre nga leshterikët. Në rastin më të mirë, do të jetë deti që do të marrë sërish mbrapsht ato që ka depozituar në breg, por situata e sotme në shëtitore tregon se sa herë do të kemi kushte të këqia atmoferike, shëtitorja rrezikon të mbushet nga gurët, mbetjet plastike apo leshterikët që sjell deti.

Nëse deri në përfundim të projektit nuk do të realizohet asnjë punim shtesë për të parandaluar situata si kjo e sotmja, investimi i qeverisë shqiptare rrezikon të mbulohet nga leshterikët disa herë gjatë vitit!!!

Punimet e deritanishme kanë lënë të pakënaqur shumë qytetarë të Durrësit, të cilët ankohen për zvogëlimin e sipërfaqeve të gjelbëruara, ndërkohë që pritshmëritë ishin të mëdha. Ndërsa durrsakët prisnin që ish-Vollga e dikurshme do të rimerrte pak nga gjelbërimi i dikurshëm, edhe palmat ekzistuese përgjatë shëtitores “Taulantia” kanë nisur të thahen.

Deri në nëntor të këtij viti pritet të përfundojë investimi  i qeverisë shqiptare, që po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me një vlerë prej 2,8 milionë euro.

M.B.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19.

Gati 40 persona vazhdojnë të qëndrojnë mes kufirit shqiptaro-grek në Kapshticë.

Të moshuarit në Durrës janë disiplinuar përsa i përket të dalurit jashtë banesave siç bënin dikur kur nuk rrezikoheshim nga koronavirusi.

Akademia e Shkencave në Shqipëri ka bërë edhe një parashikim në mundshëm lidhur me situatën e COVID-19 në Shqipëri.

Janë bënë kaq shumë ditë që qëndrojmë të izoluar sa me siguri të gjithë e kemi harruar numrin e tyre.

Edmond Prenga është një 39-vjeçar shqiptar që mbërriti në Itali si emigrant, ndërsa tani është pronar i një furre buke në Romë. Ai ka ven

Ambasadorja e SHBA-venë Tiranë, Yuri Kim ka kujtuar përmes një postimi në Facebook 11-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar lajmin se mjeku i njohur Roland Xhaxho është shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, pasi ka rezul

Inspektorati Shëndetësor Durrës ka gjobitur sot dy subjekte në qytet pas kontrolleve për zbatimin e masave të qeverisë kundër përhapjes s

Ka shkuar në 18 numri i viktimave të shkaktuar nga COVID-19 në Shqipëri ndërsa 333 persona janë të prekur nga ky virus.