"Po jetoj për së dyti, kjo rrugë po na ha kokën". I riu nga Durrësi i shpëton aksidentit në autostradë (FOTO)

Postuar: 21/02/2018 - 18:10

   Degradimi i autostradës Tiranë - Durrës shkakton aksidentin e rradhës. Një automjet tip Audi, i drejtuar nga një i ri nga Durrësi, ka dalë nga rruga, pasditen e së martës dhe ka përfunduar në kanal për shkak të një grope në asfalt.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi E.B. ka dërguar në redaksinë e DurrësLajm fotot e aksidentit, ku siç shihet automjeti është dëmtuar shumë në pjesën e përparme, po fatmirësisht dy të rinjtë që ndodheshin në të nuk janë lënduar.

“Isha ne rrugen Tirane - Durres duke udhetuar. Sa lash Voren afer Gerdecit kishte shum gropa me pellgje. Nuk dukeshin nga shiu dhe une nuk mund te rrija dot me krahun e parakalimit, sepse vinin makina me shum shpejtesi. Me ra goma tek gropa dhe ne ate moment u ndez esp e makines dhe rreshkiti, iku ekulibri. Preka kamjonin dhe makina u demtua. Nga rruga rash ne kanal”,- shkruan i riu nga Durrësi.

“Unë po jetoj për së dyti”,-vijon më tej ai duke vënë theksin tek rrezikshmëria që paraqet tashmë ky segment mjaft i rëndësishëm rrugor. Në ditë me shi, situata bëhet edhe më e vështirë për drejtuesit e mjeteve, sepse asfalti i lagur nga njëra anë dhe gropat e gungat në asfaltin e arnuar i vënë drejtuesit e mjeteve para një sfide të rrezikshme.

Edhe sikur të jesh pilot i Formula 1, autostrada Tiranë – Durrës mund të të marrë jetën nga momenti në moment nëse nuk tregohesh i vëmendshëm në timon.

Një ditë më parë, DurrësLajm publikoi një video ku dukeshin 6 automjete të mbetura në autostradë për shkak të çarjes së gomave. Ndërsa pak ditë më parë publikuam një shkrim të zgjeruar që dokumentonte përmes fotove degradimin e këtij aksi, që vetëm emrin autostradë nuk mund të mbajë.

Edhe sa automjete të tjera duhet të aksidentohen apo sa jetë njerëzish duhet të vazhdojnë të vihen në rrezik derisa ky segment t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë?

Arnimet e herë pas hershme e kanë bërë tashmë këtë aks të rrezikshëm, ndërsa gropat e thella të krijuara përgjatë gjithë gjatësisë së autostradës të sjellin ndërmend rrugët e fshatrave, të lëna pas dore për një kohë shumë të gjatë.

Aksidentet e shpeshta të kohëve të fundit dhe dëmtimet e automjeteve duhet të tingëllojnë si një këmbanë alarmi për veshin e autoriteteve. Nevojitet një reagim i shpejtë dhe efikas, në të kundërt mund të jetë vonë për çdo person që mund të humbë jetën për shkak të rrugës së degraduar…

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ditët e fundit moti ka qenë i paqëndrueshëm, ç’ka mund të ketë ndikuar edhe në prishjen e planeve.

   Njëri nga prokurorët që po heton përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike ku pretendohet të jetë protagonist, vëllai i Ministrit t

   Përveç pijeve alkoolike dhe ahengut, në lokalet e qytetit bregdetar të Durrësit, mundet të gjesh edhe prostituta.

   Krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri përmes një letre të përbashkët drejtuar Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit fra

   Në vijim të protestës ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar, sërish janë mbledhur artistë përpara godinës duke dhënë argumenta kundër këti

   Zjarrfikësit e Durrësit duket se do të përballen këtë verë me një situatë shumë të vështirë përsa i përket shuarjes së zjarreve.

   Zyra e Kryeministrit Edi Rama ka reaguar për shpalljen qytetar nderi të Gafur Mazrekurt nga Bashkia e Hasit, ndërsa distancohet nga ky

   Këtë vit, numri i parcelave të mbjella me kanabis të zbuluara nga policia numërohen me gishtat e dorës.

Në 5 muajt e parë të këtij viti në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 236 anije dhe 376 tragete, nga të cilat janë shkarkuar dhe

Tek sheshi i Sfinksit në Durrës kanë mundësinë të gjithë të apasionuarit të shikojnë ndeshjet e Botërorit që po mbahet në Rusi.