"Po na vrasin për së dyti", banorja në Durrës ngre alarmin: Pallati është anuar, ekspertët e huaj na thanë që... (VIDEO)

03/12/2019 - 17:11

Një ditë pasi ekspertë të huaj dhe shqiptarë bënë akt-konstatimin në pallatin shumëkatësh të kompleksit "Jedas" në lagjen 17, në të cilin banojnë plot 285 familje, banorët shprehen të alarmuar për gjendjen aktuale.

"Po na vrasin për së dyti herë", shkruan një banore në redaksinë e "DurrësLajm", e cila është e shqetësuar se ndërtesa mund të shembet pas dëmtimeve të marra nga tërmeti i 26 nëntorit.

Qytetarja shkruan se pas inspektorëve të huaj, vetë banorët kanë marrë një inxhinier privat me emër në fushën e ndërtimit, i cili iu ka thënë që godina shumëkatëshe ka rrezik të shembet pasi struktura është e dobët dhe pjesa qëndrore është anuar.

MESAZHI I PLOTË

Mirmbrema! Ndoshta bezdisim me shume halle nga termeti por gjendja po rendohet me shume tani per lagjen 17. Behet fjale per Kompleksin JEDAS ku banojne me shume se 200 familje. Pallati 12 katesh me 285 hyrje.

Pallati sipas eksperteve te huaj doli qe kishte probleme ne 3 kolona qe sipas tyre nuk jane serioze dhe vendosen qe ky  pallat te mos shembet. Jemi te shqetesuar sepse kemi marre inxhiniere privat me emer ne fushen e ndertimit dhe na thane qe ka rrezik sepse struktura eshte e dobet dhe pjesa qendrore eshte anuar.

Vendimi per te mos u prishur i gjithi erdhi qe dje nga Ministri Blendi Cuci, i cili u shpreh: ky pallat nuk shembet sepse ka pallate te tjera dhe shkolle afer.

Si banore jemi te alarmuar nga kjo situate. Po na vrasin per se dyti here.

Pallati duket me sy te lire qe eshte anuar.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë dhe Prokurorisë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu, Prokuro

Drejtuesi qendror i Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi u shpreh sot në një deklaratë

“Në orën 11:30 në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, drejtori i Drejtorisë Vendore Durrës Lorenc Shehu do të ketë konferencë për

Është zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë seanca gjyqësore për komunikimin e masës së arrestit për Edlira Shehun.

Gjykata e Tiranës dënoi me 7 vite e 4 muaj burg një prej autorëve të vjedhjes së serverave dhe dokumenteve të Prokurorisë së Durrësit, nd

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton të gjithë abonentët të cilët janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit se mund t

Më në fund duhet se gjërat po lëvizin për të çuar para drejtësisë të gjithë shkaktarët e dëmeve shkatërrimtare që shkaktoi tërmeti i 26 n

Pas atentatit që u regjistruar mbrëmjen e sotme në një fshat të Peqinit, ku një 26-vjeçar u vra dhe një tjetër u plagos, drejtori i Përgj

Gazetari i njohur Adi Krasta ka nisur mbrëmjen e sotme rrugëtimin e tij të ri profesional, tanimë jo në Tiranë, por në Prishtinë. Ai do t