A po ua 'nxin jetën' drejtuesve të mjeteve bashkia e Durrësit?! (VIDEO)

19/10/2018 - 19:59

Ndërhyrjet në infrastrukturë që po realizohen prej disa muajsh në rrugën “Egnatia” në Durrës ia kanë bërë jetën ‘malore’ drejtuesve të mjeteve.

Pasi rruga u ngushtua, ndërsa u zgjeruan trotuaret, ndërtimi i një rrethrrotullimi në kryqëzimin e këtij aksi me rrugën që të nxjerr në bulevardin “Dyrrah” e ka bërë thuajse të pamundur lëvizjen e automjeteve.

Në oraret e pikut, në mëngjes dhe pasdite, të kalosh përgjatë këtij aksi të ‘kalit’ nervat. Shumë mjete mbesin të bllokuara për minuta të tëra në trafik, ndërkohë që mjetet e transportit publik e kanë thuajse të pamundur të lëvizin në hapësira kaq të kufizuara.

DurrësLajm sjell pamjet filmike të regjistruara pasditen e së premtes, kur me dhjetëra automjete mbetën të bllokuara për rreth 20 minuta, pasi autobuzi i linjës së Currilave paralizoi tërësisht lëvizjen, sepse arrinte të spostohej vetëm pak cm në ngushtësirën e lënë në rrugë për kalimin e mjeteve.

Pak ditë më parë, sërish DurrësLajm ngriti këtë problematikë, madje duke u rekomanduar drejtuesve të mjeteve të evitonin këtë aks gjatë orareve të pikut të lëvizjes.

Një fakt që të bën përshtypje në thuajse të gjitha investimet në infrakstrukturën rrugore që bashkia e Durrësit realizon në akse të ndryshme të qytetit, është se problematikat nuk mungojnë, madje duket se projektet e reja bëhen për t’ua vështirësuar jetën qytetarëve dhe jo për t’ua lëhtësuar.

Kthesat e shumta të realizuara në aksin rrugor që lidh rrugën tregtare me shëtitoren “Taulantia”, pikërisht në vendin përpara Torrës Veneciane, ua nxinë dhe vazhdojnë t’ua ‘nxijnë jetën’ drejtuesve të mjeteve. Asnjë autobuz që sjell turistët nga vendet e ndryshme nuk mund të lëvizë aty, pavarësisht se në këtë zonë ndodhen disa nga sitet arkeologjike dhe historike më të rëndësishme të Durrësit.

Gjatë punimeve të kryera dy vite më parë në rrugën “Pavarësia” në plazh, gungat e ngritura përgjatë këtij aksi e bënë thuajse të pakalueshëm këtë aks. U desh rregullimi i gabimit të inxhinierit projektues (që me gafën e bërë tregoi se ndoshta për herë të parë po realizonte një projekt), që drejtuesit e mjeteve të mund të lëvizin lirshëm në këtë aks.

E tani historia përsëritet në rrethrrotullimin e rrugës “Egnatia”. Zgjerimi thuajse dyfish i trotuareve ekzistuese në këtë zonë dhe ngushtimi i rrugës, madje ndërtimi edhe i një rrethrrotullimi, duket një projekt i pastudiuar mirë i bashkisë së Durrësit.

Qyteti numëron tani rreth 300 mijë banorë, por një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk ndodhen këtu, por në emigracion. Edhe rritja e popullsisë nuk është në ato përmasa që të justifikojë zgjerimin e trotuareve për kalimtarët, a thua se në një perspektivë 10-vjeçare Durrësi do të dyfishojë popullsinë!!!

Nga ana tjetër, në periudha fluksi si gjatë pushimeve verore apo gjatë festave të fundvitit, akset kryesore rrugore brenda në qytet nuk kanë mundur të përballojnë shtimin e madh të numrit të automjeteve të emigrantëve apo pushuesve dhe trafiku në atë kohë bëhet thuajse kaotik.

Në vend që të mendohej një zgjidhje për të lehtësuar lëvizjen e automjeteve, pasi trendi i viteve të fundit ka treguar se numri i tyre është rritur ndjeshëm, projektohen dhe vihen në zbatim ndërhyrje në infrastrukturë që nuk lehtësojnë aspak trafikun e rënduar brenda në qytet.

Do të ishte më normale, nëse bashkia do të mendonte të kthente ndonjë nga këto akse në pedonale, sesa të vazhdojë t’i bllokojë qytetarët e saj në trafik, duke i detyruar t’i kyçin automjetet në shtëpi e të lëvizin në këmbë.

Fundja, me këtë bllokim trafiku që krijohet, do të mbërrinin më shpejt në destinacionin e tyre…

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ekzekutimi i Ravik Gurrës sipas grupit hetimor ka lidhje direkte me detyrën e tij si avokat.

Gazetarja e njohur e kronikës, Anila Hoxha, e ftuar në emisionin “Open” , është shprehur se vrasja e avokatit Ravik Gurra, ngjarje e ndod

Djali i ish Presidentit Bujar Nishani ka vendosur që të heqë dorë nga shtetësia shqiptare.

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm sot në ceremoninë e organizuar në Ditën Kombëtare të Greqisë.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka marrë një vendim pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra.

Në këtë fillim sezoni turistik, pushuesit i janë drejtuar bregdetit të favorizuar një pranverë e parakohshme.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaron se ka ndërprerë mandatin si Konsull Nderi të Shqipërisë në Nigero për shtetasin indian

10 studentë të fushave të ndryshme janë përzgjedhur për t’u bërë kontrollorë të trafikut ajror nga afro 300 të rinj që aplikuan.

Komisioni i Sigurisë miratoi propozimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që vettingun e efektivëve të policisë së shtetit dhe gard