Efektivi Bledar Toçi, i cili u plagos në ngjarjen e rëndë që ndodhi në një banesë në lagjen nr.2 të qytetit të Kavajës mbrëmë pak pas mesnatës, ku mbeti viktimë Dritan Haxholli është nipi i një ish-deputeti të Partisë Socialiste.

Mësohet se Toçi me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit, është nipi i ish-deputetit socialist, Fatmir Toçi.

Haxholli për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur policin e burgjeve, i cili në kushtet e vetëmbrojtjes i është përgjigjur me armë.