Një punonjës në Drejtorinë e Kufirit në Korçë është konfirmuar pozitiv me koronavirus duke shënuar 17 raste në këtë qytet.

Dyshohet se ai është infektuar nga polici që u konfirmua me parë i prekur me CPVOD-19. Mësohet se ata të dy kanë pasur marrëdhenie miqësore edhe pse punojnë në sektorë të ndryshëm.

Është bërë dezinfektimi i ambienteve pranë kësaj Drejtorie ndërkohë akoma nuk dihen kontaktet e mundshme të personit të infektuar, ku sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë të gjithë prej tyre duhet të vendosen në vetekarantinim për 14 ditë.