Një ditë pas publikimit të skandalit, ku inspektori i policisë në Gruemirë ngacmonte një 15-vjeçare me video seksuale, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i shoqëruar nga drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati dhe kryetari i bashkisë Tonin Marinaj po zhvillojnë një mbledhje me Këshillin Bashkiak.

Inspektori i Policisë në Malësinë e Madhe Berhan Bajrakurti, u vu në pranga dje nga kolegët, pas denoncimit të nënës së 15-vjeçares se efektivi i ka ngacmuar seksualisht të bijën. 

Videoja e ish-shefit të policisë ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërkohë që një ditë më parë Shërbimi për Çështjet e Brendshme në Policinë e Shtetit ka publikuar dhe materialin e parë për hetimin ndaj Berhan Bajrakurtit.