Policia 1 orë në ndjekje të 18-vjeçarit në Tiranë, i nxjerrin kamionin para për ta ndaluar (VIDEO)

21/11/2019 - 16:27

Rrugorët e kryeqytetit ndjekin për rreth 1 orë dhe prangosin një 18-vjecar, për mosbindje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës.

Gjatë patrullimeve policore parandaluese, nga efektivët e Policisë Rrugore Tiranë, i është dhënë shenjë ndalimi për shkelje të semaforit një automjeti në bulevardin “Gjergj Fishta”, me drejtues shetasin V. H., i cili jo vetem nuk i është bindur sinjalit “Ndal” të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar patrullat e Policisë që e ndiqnin, si dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Patrullat e ndoqën përreth 1 orë drejtuesin e mjetit në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, deri sa arritën ta ndalonin dhe arrestonin atë në kushtet e flagrancës, vetëm pasi bllokuan të gjithë rrugën me një kamion në periferi të kryeqytetit. Arrestimi, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi nga kontrolli në automjetin e 18-vjeçarit me iniciale V. H, i cili kishte vetëm 24 orë që kishte fituar të drejtën për të drejtuar automjetin, u gjetën disa sisteme shtesë pamore, të ngjashme me ato që përdorin mjetet e uniformuara të Policisë, si dhe shenja e simbole të ndryshme të Policisë së Shtetit.

*Gjithashtu, nga verifikimet për nivelin e alkoolit për drejtuesit e mjeteve të transportit publik, në orët e para të mëngjesit, u konstatua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës, shtetasi me iniciale F. K., 38 vjeç, i cili u konstatua duke drejtuar një autobus për transport pasagjerësh me leje drejtimi të falsifikuar dhe nga verifikimi rezultoi i papajisur me leje drejtimi.

Ndërkohë, vijojnë patrullimet dhe kontrollet pa ndërprerje për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ata që drejtojnë mjetet pas përdorimit të alkoolit. Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejtimi, si dhe janë pezulluar 33 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 7 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 1 për mosbindje ndaj shenjës “Ndal” të Policisë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e KP për prokurorin Artan Bajrami, duke vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

Bashkia e Tiranës ka shpallur sot tenderin për projektin e godinës së Teatrit Kombëtar.

110 familje janë pajisur me lejet e legalizimit të një pallati në lagjen nr. 2, në qytetin e Durrësit.

Britania e Madhe ka hapur kufijtë për 57 vende të botës, por Shqipëria nuk bën pjesë në to.

  • Vëmendja u përqendrua kryesisht në boshtin rrugor "Mbikalimi i Shkozetit- Plepa"; segmenti Ura e Dajlanit-Plepa (plazh) dhe

Forca Detare dhe Qendra e Vëzhgimit Detar në Ministrinë e Mbrojtjes do të mbështesin masat për sezonin turistik të 2020.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përmes një statusi në Facebook iu përcjell një mesazh të rinjve shqiptarë.

550 punonjës të Policisë Rrugore, radarë, kamera, alkoolteste, automjete të uniformuara dhe motoçikleta, për menaxhimin e trafikut rrugor

6389 emigrantë shqiptarë kanë nisur procedurat për të përfituar nga lehtësimet ligjore në Itali dhe për t'u pajisur me dokumente të rregu