Policia Bashkiake në Durrës me zyra të reja, tashmë edhe një sallë operative për problematikat e qytetarëve (FOTO)

28/09/2018 - 19:55

   Janë inaguruar paraditen e kësaj të premteje zyrat e reja të Policisë Bashkiake të Durrësit. Zyrat e reja të kësaj policie janë vendosur pranë një tjetër drejtorie të rëndësishme në Durrës, asaj të Hekurudhës Shqiptare.

Në inagurimin e zyrave ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili, i shoqëruar nga kreu i Policisë Bashkiake Vasip Çopa, ka inspektuar ambientet e reja.

Dako ka vlerësuar punën e kësaj policie gjatë periudhës së drejtuar nga Çopa, pasi rezultatet janë të prekshme nga të gjithë qytetarët durrsakë. Hapësira publike që prej vitesh ishin zënë nga ambulantët dhe tregtarët e bizneset i janë rikthyer durrsakëve.

Ndërkohë kreu i Policisë Bashkiake, Vasip Çopa, tha për DurrësLajm se pas inagurimit të zyrave të reja, kjo polici është një institucion i ve­çantë, në varësi të bashkisë.

“Tani mund të themi me plot gojën se kemi ngritur institucionin e Policisë Bashkiake, siç e meriton Durrësi dhe qytetarët e tij. Tani jemi më pranë qytetarëve për zgjidhjen e problemeve të tyre. Kemi ngritur edhe sallën operative, ku qytetarët mund të telefonojnë dhe të parashtrojnë problematikat që i shqetësojnë dhe që do të marrin zgjidhje nga Policia Bashkiake”,- tha Çopa.

Por ajo që e bën edhe më funksionale këtë polici është fakti se është rritur numri i efektivëve të saj. Nga 20 efektivë që ishin më parë, numri ka mbërritur në 32, ndërkohë që do të rritet edhe më tej.

“Para një jave është miratuar nga Këshilli i Ministrave projekt-struktura që kemi hartuar muaj më parë. Së shpejti, Policia Bashkiake do të ketë 80 efektivë. Do të nisim procedurat e konkurimit për 48 punonjës të tjerë. Kjo është një arritje e madhe”,- tha Çopa për DurrësLajm.

Ndërkohë, përsa i përket sezonit të vjeshtës, Çopa thekson se me mbylljen e sezonit turistik, policia bashkiake është në krye të detyrës si asnjëherë më parë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ish-studente në Gjirokastër edhe dy shoqet e saj, të dyshuara se hodhën në kurth djalin e një biznesmeni duke e zhvatur, pretendon se

Kryetarja e FRESSH për njësinë administrative nr.6 Rajselsa Hamza ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxha në një deklaratë për mediat ka bërë me dije të gjithë procedurën e ndjekur p

Jahti luksoz La Familia, i ndërtuar në vitin 2015, mbërriti mëngjesin e së hënës, më 15 korrik 2019, në portin e Durrësit. 

Ish-ministri i Bujqësisë nga radhët e LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar për denoncimet e fundit në media për sasinë e lartë të nitratit

Kryetarja e FRESSH-it në Njësinë nr.6 në Tiranë, Rajselda Hamza, është ndarë nga jeta në një moshë shumë të re.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut në një dyqan.

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj grupit "Shullazi" pasi avokatët e palës mbrojtëse të zgjedhur nga Gjyakat apo të pandehurit nuk

Pas shkarkimit të Enton Duros vetëm tre muaj pas emërimit në krye të Tatimeve, qeveria ka miratuar drejtuesin e ri të këtij institucioni