Policia ka zhvilluar këtë të hënë kontroll në shtëpinë e vjehrrit të Klement Balilit në Delvinë. Burime për ABC News thonë se gjatë momentit të kontrollit, në banesën e Avni Veizit nuk ndodhej asnjë person.

Pas kontrollit, mësohet se policia nuk ka gjetur asgjë në banesën e vjehrrit të Balilit. Familjarët Veizi kanë deklaruar se askush nuk i ka njoftuar për kontroll. Vjehrri i tij thotë se do të bëjë kallëzim në Prokurori për hyrjen në banesë pa paralajmërim dhe kur nuk ndodhej askush aty.

Klemend Balili është në kërkim prej me shumë se një viti nga autoritetet shqiptare dhe greke, por ende nuk është arrestuar.

Në Maj të vitit 2016, autoritetet greke pas një hetimi të përbashkët me DEA-n amerikane faktuar se Klement Balili ishte drejtuesi i një rrjeti të trafikut të kanabisit dhe drogave të forta nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në vende të Bashkimin Europian.

Ndërkohë gjykata ka vendosur sekuestro për pronat e Balilit dhe familjarëve të tij. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda këto pasuri janë produkt i aktiviteteve kriminale që 45-vjeçari ka qenë i përfshirë kryesisht trafikut të drogës.