Dhjetëra persona janë shoqëruar në Policinë e Elbasanit, gjatë natës së fundit, në një aksion të befasishëm të uniformave blu. Burime jo zyrtare raportuan se personat e shoqëruar janë kryesisht administratorë të lokaleve të ndryshme, që kanë pasur lloto gjatë viteve të fundit, raporton “BalkanWeb”.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm, efektivët e policisë kanë sekuestruar edhe pamje filmike të kamerave të sigurisë të lokaleve, ku dyshohet se kohë pas kohe në mënyrë të fshehtë organizohen lojëra të palejuara të fatit.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar edhe aparatet e celularëve të disa personave për të parë nëse kanë luajtur lojëra fati përmes telefonit.

Ndërkohë, kontrollet e policisë vazhdojnë të jenë intensive në të gjitha akset rrugore, ku kontrollohen pothuajse të gjitha automjetet. Nuk ka konfirmime zyrtare, nëse ka të arrestuar gjatë këtij operacioni.