Policia e Durrësit aksion në fundjavë, pezullohen 24 leje drejtimi, 2 në pranga

16/11/2019 - 10:50

Policia e Durrësit merr masa për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë. Arrestohet në flagrancë në Krujë një 39-vjeçar, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur  dhe me leje Drejtimi të pezulluar, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndalur, por ka kundërshtuar e kanosur ata. Gjithashtu arrestohet në Durrës edhe një 28-vjeçar për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë pezulluar 24 Leje drejtimi, nga këto 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia Rrugore e Durrës në zbatim të planit të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe për marrjen e masave shtesë në fundjave, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ka shtuar shërbimet në të gjithë territorin e qarkut Durrës.

Në këtë kuadër  në Fushë-Krujë në orët e mbrëmjes së djeshme është arrestuar në flagrancë shtetasi E.K, 39 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dënuar me parë për vepra të ndryshme penale.

Ky shtetas duke drejtuar mjetin  B.M.W. në qytetin e Fushë Krujës, nuk i është bindur  Policisë për të ndaluar kur i është dhënë shenja e ndalimit por ka vijuar lëvizjen. Patrulla e Policisë i është vënë në ndjekje duke bërë bllokimin e mjetit së bashku me drejtuesin shtetasin E.K, të cilin e ka shoqëruar në Stacionin e Policisë Fushë Krujë.

Gjatë shoqërimit shtetasi E.K, ka kanosur e fyer punonjësit e policisë. Policia Rrugore i ka bërë testin e alkoolit, ku rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën  0.80 mg/litër. Njëkohësisht nga verifikimi i dokumentacionit të mjetit  rezultoi se drejtonte mjetin  me Leje Drejtimi, pasi i ishte pezulluar më parë për shpejtësi mbi normat e lejuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale "Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt" "Kanosje" dhe "Mosbindje e urdhrit të policisë".

Gjithashtu po në vijim të kontrolleve, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin  E.K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr. 13, Durrës, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “ Suzuki". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt".

Po në vijim të kontrolleve gjatë 12 orëve të fundit, Policia Rrugore ka pezulluar 24 Leje drejtimi, nga këto 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për shpejtësi tej normave të lejuara.

Kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Durrës , me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me qindra qytetarë të Durrësit, të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, çdo ditë i drejtohen bashkisë për të gjetur një zgjidhje për problem

Dëbora ka zbardhur edhe parkun kombëtar të Thethit.

Ambasada amerikane në Tiranë ka zbuluar një pjesë të planeve të SHBA-ve për të mbështetur reformën e burgjeve në Shqipëri.  

Policia e Tiranës ka bërë publike masat që janë marrë për derbin Partizani – Tirana, i cili luhet sot në orën 17:00, që konsistojnë në si

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton të gjithë abonentët të cilët janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit se mund t

Këtë të premte parashikohet me vranësira dhe herë pas here me reshje shiu gjatë paradites sipas MeteoAlb.

Paketa anti-shpifje që ka ngjallur debat në Shqipëri dhe reagime nga organizatat ndërkombëtare, u bë temë diskutimi edhe në Komisionin e

Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë në Bankën Botërore, Patrizio Pagano thotë se efektet e tërmetit do të kenë ndikim në ekonominë e vendit

Pas bisedimeve të së enjtes në Këshillin Europian, presidenti francez, Emanuel Macron është ndalur në një deklaratë për mediat, ku ndër t

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka prezantuar sot kompleksin “Thumana”, që do ndërtohet në Thumanë pas prishjes së godinav