Policia e Durrësit forcon masat, civilë në terren dhe heqje patente për parakalime (VIDEO)

15/06/2019 - 16:02

Policia Rrugore e Qarkut Durrës është angazhuar maksimalisht në mbarëvajtjen e sezonit turistik. Nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë në fundjavë në segmentin rrugor Maminas - Gjiri i Lalzit si dhe Plepa – Golem, Policia Rrugore me qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë dhe pa probleme, këshillon drejtuesit e mjeteve si më poshtë:

- Të mos kryejnë parakalime të gabuara.

- Të respektojnë normat e shpejtësisë.

- Të ruajnë distancën e sigurisë së mjeteve në lëvizje.

- Të mos drejtojnë mjetin nën efektin e pijeve alkoolike.

POLICË CIVILË NË TERREN

Gjithashtu, policia bën me dije se në aksin rrugor Maminas - Gjiri i Lalzit është shtuar monitorimi i rrugëve jo vetëm nga punonjës më uniformë, por edhe punonjës policie civilë, të cilët do të angazhohen për monitorimin e rrugëve, orientimin dhe këshillimin e drejtuesve të mjeteve duke siguruar një aks rrugor sa më të sigurt për pushuesit.

Punonjësit e Policisë Rrugore do të ndëshkojnë ata drejtues që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe bëhen burim aksidenti.

Policia Rrugore e Qarkut Durrës këshillon çdo drejtues mjeti që të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

KUJDES NGA PARAKALIMET E GABUARA

Në punën dhe angazhimin e uniformave blu ka edhe një risi këtë vit, pasi kanë vendosur shërbime të policisë rrugore me kamera, të cilët do të filmojnë edhe regjistrojnë me video parakalimet e gabuara. Më pas do të vendosen masa administrative në mungesë, që sipas asaj që paralajmëron policia e Durrësit, do të jenë maksimale.

Do të ketë po ashtu edhe heqje të lejeve të drejtimit në mungesë për disa parakalime, dhe do të njoftohen për vendosjen e masës, nëpërmjet rrjeteve sociale “Facebook” te Policia e Durrësit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edhe pse situata e Covid-19 në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme, gjatë një interviste ne emisionin “Opinion”, Ministrja e Shëndetësisë Og

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes 4-orëshe të Këshillit Politi

Durrësi e ka humbur vendin e dytë pas kryeqytetit përsa i përket rëndësisë që qyteti bregdetar ka në rritjen ekonomike në shkallë vendi.

Pas nismës nga qeveria në lidhje me përgjimet nga policia pa autorizimin e prokurorit, ka reaguar Komitetit Shqiptar i Helsinkit

"Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" stacionin e radhës për firmosjen e peticionit e ka pasur në Lushnje.

Mjeku Pëllumb Pipero, i cili i bë shumë popullor gjatë pandemisë nga koronavirusi, me këshillat që jepte për qytetarët është shpallur “Qy

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora, drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka treguar vështirësitë me

Prokuroria e Tiranës ka thirur sot në pyetje tre specialistët e Institutit të Ndërtimit, që përpiluan akt-ekspertizën dhe dolën në konklu

Në mbledhjen e nesërme që do zhvillojë Këshilli Bashkiak Durrës, një nga pikat kryesore është shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit: “