Ka ndërruar jetë 29-vjeçari nga Fushë-Kruja që u aksidentua pasditen e sotme teksa po drejtonte një ciklomotor në aksin rrugor Fushë-Krujë – Rinas.

Policia e Durrësit informon zyrtarisht se viktima Elton Barushi ka ndërruar jetë në orën 21:30 në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Informacioni paraprak i policisë së Durrësit:

Më datë 20.05.2018, rreth orës 17:15, në aksin rrugor Fushë-Krujë – Rinas, duke drejtuar një ciklomotor ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar shtetasi E. B. 29 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili ka ndërruar jetë në orën 21:30 në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.