Policia e Durrësit reagon për dhunimin e koordinatorit të LSI-së: U godit kur po futej në lokal

Postuar: 18/06/2017 - 22:03

Policia e Durrësit ka reaguar për dhunimin e Blerim Çelës, koordinatorit të LSI-së për Fushë-Krujën, që u godit pasditen e kësaj të diele.

Përmes një njoftimi paraprak për shtyp, policia informon se personat që e kanë dhunuar sot 40-vjeçarin nuk janë identifikuar ende nga ana e uniformave blu.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe autorët kanë përdorur sende të forta për dhunimin e Çelës.

Sipas policisë, Çela ka qenë duke u futur në një lokal në Fushë-Krujë, kur është konfliktuar dhe goditur nga këta persona.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Në datë 18.06.2017, rreth orës 18:00, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin B.Ç. rreth 40 vjeç, banues në Fushë- Krujë, Drejtor i shkollës 9-vjeçare në Fushë-Krujë.

Shtetasi B.Ç. ka qenë duke u futur në një lokal, Bar- Kafe në Fushë Krujë kur është konfliktuar dhe goditur nga disa persona.

Shtetasi i mësipërm ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën ku po merr ndihmë mjekësore.

Me të marrë njoftim menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë po merren dëshmi nga vendngjarja, sekuestrohen pamje filmike si dhe kryhen veprime te tjera proceduriale për të zbardhur ngjarjen dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kushdo që ëndërron drejtësi nga Gjykata e Lartë, nuk ndodhet në vitin 2018, por në vitin 2014, kohë në të cilën ka ngecur stoku i dosj

   Ambasada Amerikane në Tiranë pranon aplikime për praktikant në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun.

   Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan “

Grupi i këshilltarëve të LSI-së bëri dy propozime në Këshillin Bashkiak por asnjë prej tyre nuk u mor parasysh nga bashkia.

Disa vjedhje të ndryshme janë regjistruar në Durrës brenda 24 orëve, ku pre e hajdutëve kanë rënë banesa e subjekte private biznesi.

Personi që shihni në foto është Bledar Jambelli, ose i quajtur edhe ndryshe Rikardo Muho.

Armand Teliti, kreu i këshilltarëve demokratë i cili u ndesh "dhëmb për dhëmb" me kryebashkiakun Vangjush Dako përgjatë gjithë mbledhjes

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur me një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Avokati i Nezar Seitit mohon që klienti i tij të ketë deklaruar se do të bashkëpunojë me drejtësinë italiane.

Ish-truproja i Sali Berishës i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, ka lajmëruar se është vetëdorëzuar në policinë turke.