Policia e Durrësit në bashkëpunim me uniformat blu të Krujës kanë goditur një tjetër rast prodhimi të lëndëve narkotike.

Janë sekuestruar 38 kg kanabis sativa, ndërsa është vënë në pranga një person dhe është shpallur në kërkim djali i tij.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka arrestuar në flagrancë ditën e djeshme shtetasin N.Afmataj 71 vjeç, banues në Bruz Mal të Krujës.

Dyshohet se ai në bashkëpunim me djalin e tij, shtetasin L. A. 35 vjeç, janë posedues të sasisë prej 38 kg kanabis.

Lënda narkotike u gjet gjatë një kontrolli në një ambient në afërsi të banesës së tyre

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.