Policia e shqetësuar: Në protestën e 16 shkurtit, do ndalohen individët me precedentë

12/02/2019 - 14:13

Policia e Shtetit u bën apel forcave politike të angazhuara për tubimin e datës 16 shkurt që të shmangin retorikat, të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike.

Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit ndan po ashtu me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri.

Duke garantuar të drejtën e tubimit dhe lirinë e shprehjes së qytetarëve që manifestojnë për pikëpamjet e tyre politike, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që s’kanë lidhje me këtë tubim, të marrin masa për kufizimin e lëvizjes së tyre gjatë datës 16 shkurt në mjediset ku do të zhvillohet protesta.

Policia e Shtetit informon gjithashtu se do të kryejë kontrolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore me qëllim që të parandalojë përfshirjen e personave me rekorde dhe precedentë kriminalë në protestën e datës 16 shkurt në interes të sigurisë së pjesëmarrësve të saj dhe të qytetarëve të tjerë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mot i vranët dhe intervale kthjellimesh dominojnë Shqipërinë këtë të hënë.

Dom Gjergj Meta nuk ka fjalë për të përshkruar sulmin terrorist që përgjaku Pashkët në Sri Lanka.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton mbrëmjen e kësaj të diele për përkeqësim të motit!

Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme katër persona në Elbasan lidhur me supergrabitjen e 9 prillit të këtij viti në aeroportin e Rinasit

Prokuroria për Krime të Rënda do të nisë marrjen e dëshmive për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako iu ka uruar të gjithë besimtarëve katolikë festën e Pashkëve.

Perëndimi i diellit e ka bërë optimist avokatin Spartak Ngjela se në Shqipëri po perëndon edhe korrupsioni shtetëror 100 vjeçar.