Shqipëria pranoi ftesën dhe mori pjesë në Operacionin e koduar “30 Ditë në Det” kundër krimit të ndotjes detare.

Operacioni njëmujor (1-31 tetor) i koduar '30 Ditë në Det ', me synim krimet e ndotjes detare në nivel global, u zhvillua me përfshirjen e 276 agjencive të zbatimit të ligjit dhe agjencive mjedisore në 58 vende në të gjitha rajonet, ku u zbuluan mbi 500 shkelje.

Shkeljet e ndotjes detare të zbuluara përfshijnë shkarkimet e paligjshme të vajrave dhe mbeturinave nga anijet, hedhja e paligjshme e mbeturinave në det, shkelja e rregullave të shkarkimeve të anijeve si dhe incidentet e paligjshme të ndotjes në lumenj, në bregdet dhe në vende të tjera në tokë (pranë detit).

Autoritetet në Shqipëri parandaluan një rast ndotjeje duke siguruar ujërat përreth, ku një mjet peshkimi që po mbytej kishte 500 litra naftë me vete.

Më shumë se 58 inspektime u ndërmorën në hapësirën detare të Shqipërisë, gjatë të cilave u kryen 91 kontrolle të mjeteve detare, u kryen më shumë se 135 orë punë, u angazhuan 150 forca dhe 49 mjete lundruese.

Gjatë operacionit janë kontrolluar 104 mjete lundruese për ndotje detare.

Gjatë operacionit u konstatua një rast i ndotjes detare në Portin e Durrësit nga një mjet peshkimi i cili u mbyt duke marrë me vete dhe një sasi hidrokarburi (naftë) prej 500 litra. Autoritetet morën masa të menjëhershme për pastrimin e zonës ku u kthye në gjendjen e mëparshme.

Në Shqipëri, morën pjesë në Operacion: 
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Forca Detare/Roja Bregdetare, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Inspektoriati i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave e Turizmit dhe Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës.

Në Shqipëri u krijua një rrjet i përbërë nga 5 koordinatorë institucionalë, të cilët drejtuan veprimet operacionale në institucionet përkatëse dhe bashkërendimin e tyre ndërmjet instit