Policia e Shtetit për ngjarjen në Durrës: E vërteta e tentativës së përdhunimit të së miturës

19/07/2019 - 15:23

Policia e Shtetit ka reaguar pas lajmit që qarkulloi në media se një vajzë e mitur në Durrës është tentuar të përdhunohet nga disa djem.

Policia sqaron se për shkak të karakterit delikat të ngjarjes, nuk dëshirohet publikimi i identitetit të vajzës së dyshuar të abuzuar.

NJOFTIMI I PLOTË

Nisur nga keqpërdorimi mediatik i ngjares së ndodhur më datë 4 korrik 2019, në Durrës, ku dy të mitur kanë kryer vepra të turpshme më një shtetase të mitur dhe se Policia ka fshehur ngjarjen, sqarojmë opininon publik se:

Në datë 04.07.2019, pranë Komisariatit të Policisë Durrës është paraqitur dhe ka bërë kallëzim një shtetase, e cila ka shpjeguar se rreth një javë më parë vajza e saj është gënjyer nga dy shtetas po të mitur, banorë të lagjes, të cilët kanë kryer vepra të turpshme.

Për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, Policia e Durrësit menjëhetë ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, duke e marrë në pyetje vajzën në prani të psikologes dhe nënës së saj, si dhe është komunikuar me prokuroren e gatshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Si rezultat i veprimeve të kryera, më datë 05.07.2019, është bërë ndalimi i një të mituri, i moshës 16 vjeç, ndërsa një i mitur tjetër i dyshuar si autor në këtë ngjarje është nën moshën e përgjegjësisë penale dhe është ndjekur në gjendje të lirë.

Në lidhje me këtë ngjarje me impakt në publik dhe me pasoja për shtetasen e mitur dhe familjarët e saj, Policia e Shtetit ka shmangur në maksimum publikimin e këtij rasti, duke e lënë shkurt e pa detaje në Webin zyrtar: https://www.asp.gov.al/…/15489-raporti-ditor-i-ngjarjeve-po…

Në këtë kuadër Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias që të shmangë sa të jetë e mundur publikimin e të dhënave personale të vajzës së mitur apo detaje rreth ngjarjes.

Policia e Shetit është e angazhuar dhe e përkushtuar në shërbim të qytetarëve dhe në luftë pa kompromis kundër paligjshmërisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

"Akullore si dikur" është titulluar festa, që synon të kthehet në traditë për qytetin e Durrësit.  Në sheshin “Liria”, mbrëmjen e djeshme

Disa adoleshentë janë konfliktuar mes tyre duke sjellë panik në zonën e Shijakut. Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh në fshatin Pjezë, S

Policia e Durrësit ka dhënë detaje të mëtejshme për sasinë e lëndës narkotike të kapur mbrëmjen e së shtunës në një kamion në portin më t

Gjashtë muaj pasi la qelinë në burgun e Drenovës në Korçë, Gert Gjinarari, miku i Arben Grorit, është shpallur sërisht në kërkim kombëtar

Kandidimi i Valdrin Pjetrit për kryetar të bashkisë së Shkodrës e vuri edhe njëherë Kryeministrin dhe Partinë Socialiste në shënjestër të

Sot është mbledhur Task Forca e kontrollit të plazheve në Qarkun e Durrësit, ku merrte pjesë ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klos

Sipas MeteoAlb, ditën e sotme moti parashikohet të jetë me diell përgjatë ultësirës perëndimore dhe do të ketë vranësira të pakta në zona