Policia i shkon për kontroll, 51-vjeçari i kërcënon me granatë në dorë (EMRI)

08/05/2021 - 10:29

Kërcënoi me granatë në dorë, punonjësit e policisë, me qëllim moslejimin e kontrollit të banesës dhe më pas tentoi të largohej, neutralizohet gjatë ndjekjes nga efektivët dhe prangoset 51-vjeçari.

Mësohet se i arrestuari, shtetasi Alban Islamaj ishte dënuar më parë për vrasje dhe kontrabandë.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe një armë zjarri kallashnikov me një krehër me fishekë luftarakë.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas, në lagjen "11 Janari", Gjirokastër, dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën për të ushtruar kontroll në banesën e shtetasit të dyshuar.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar pranë banesës së tij, shtetasi Alban Islamaj ka marrë një granatë difensive me vete dhe ka tentuar të largohet duke kërcënuar punonjësit e Policisë që të mos e ndiqnin, pasi do t’i qëllonte.

Shërbimet e Policisë, nisur nga rrezikshmëria që paraqiste ky person, kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe falë veprimeve dhe ndërhyrjes profesionale kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e këtij shtetasi, i cili mbante me vete një granatë difensive të montuar me ndezës universal.

Gjithashtu, si rezultat i kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 19 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 2,916 testime për persona të

Covid-19, i cili prej më shumë se një viti na ka ndryshuar totalisht jetën, nuk prek vetëm mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes te pacien

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me protestën e maturantëve për

Maturantët e shkollave të mesme në Durrës po protestojnë sot para Drejtorisë Rajonale Parauniversitare në qytetin bregdetar, pasi testi i

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka dalë sot në një deklaratë për mediat lidhur me pretendimet e maturantëve një ditë më parë se provimi i ra

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi organizoi sot një takim për konsultim publik të Draft-Strategjisë Kombëtare të Arsimi

Policia e Lezhës ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 qershor 2021.

Sipas Meteoalb, vendi këtë të shtunë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që

Qeveria greke ka vendosur të pranoj brenda territorit të saj të gjithë personat e vaksinuar, pavarsisht nëse vaksina që kanë injektuar ës

Policia kufitare italiane dhe Guardia di Financa kanë arrestuar në portin e Ankonës 5 emigratë të moshave 20 deri në 40-vjeç me kombësi e