Kishte një konflikt familjar, por pas sinjalizimit të policisë, një 59-vjeçar e pëson sepse uniformat blu gjetën në banesë e tij disa dozë kanabisi.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B. A., 59 vjeç.

“Pas një konflikti familjar kanë shkuar në banesën e tij dhe gjatë kontrollit të ushtruar kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 84 gr. doza me lëndë narkotike të dyshuar canabis sativa”, informon policia.

Ndaj tij rëndon vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.