Operacion i përbashkët antidrogë për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.

Një tjetër gomone bie në rrjetën e bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Policinë Italiane.

Pas aktivizimit të alarmit nga Policia Kufitare e Vlorës dhe Guardia di Finanza në Shqipëri në orët e vona të natës së djeshme ka filluar nê det një operacion antitrafik.

Falë  një pune të përbashkët të Policisë Kufitare, Delta Forcë, D.V.P.Vlorë, QNOD, Rojes Bregdetare shqiptare, NUFROM i Guardia di Finanza dhe Guardia di Finanza në Bari të koordinuar nga njësia ajrore e Frontex u finalizua me sukses ndalimi i një gomoneje, që tentoi të trafikonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në drejtim të Italisë.

Në bordin e gomones janë kapur dhe arrestuar dy skafistë shqiptar me inicialet L.R. vjeç 34 dhe H.D. vjeç 23.

Gjatë ndjekjes dy trafikantët u përpoqën t’i shmangeshin disa herë patrulluesve dhe forcave policore që i ndiqnin duke kryer manovra të rrezikshme në det.

Në fund para se të ndaloheshin dy trafikantët hodhën lëndën narkotike në det, e cila po rekuperohet ku deri tani janë rikuperuar rreth 600 kilogramë marjiuanë.

Ndalimi i gomones u bë në ujërat territoriale italiane.

Më pas falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, QNOD, Rojes Bregdetare, GdF dhe Frontex, u finalizua me sukses operacioni ku u bllokua gomonia me dy skafistët dhe lëndën narkotike.

Rezervohen për detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor.