“Policia më hodhi granatë tek këmbët”, gazetari: Kam probleme me dëgjimin

18/04/2019 - 22:47

Gazetari i News24 Erjon Skëndaj ka bërë një rrëfim tronditës sot në emisionin “Të paekspozuarit” në News24. Ai tregoi se në protestën e 16 marsit të opozitës ku raportonte nga terreni, policia i ka hedhur granatë zhurmuese tek këmbët që i ka shkaktuar probleme me dëgjimin.

Duke u interesuar për këtë armë, Skëndaj tha se kishte mësuar se përdorej nga forcat speciale për neutralizimin e personave me rrezikshmëri të lartë.

“Në protestën e 16 prillit, më hodhën një granatë taktike zhurmuese, isha i vetëm. Sapo kishin kaluar mjetet e ujit me presion dhe nuk kishte njerëz. Jam 30 metra larg nga parlamenti. Isha i identifikuar pasi kisha dhe xhupin e News dhe me kartë. Kam pasur dhe kundragaz. Nuk kishte njerëz ndonjë kalimtar tek-tuk. Të gjithë largohen, jam vetëm unë që filmoj forcat e FNSH dhe më hidhet një granatë zhurmuese që mua më ka shkaktuar dhe një dëm në veshin e majtë. Nuk jam konsultuar duke qenë se jam dhe gazetar i shëndetësisë, do pres 30-40 ditë mos ka rikuperim gradual. Atë ditë dhe dy-tre ditë më pas veshi më oshëtinte.
Unë kam pyetur ish-drejtues të lartë të forcave RENEA, kjo armë është në dispozicion të forcave speciale, përdoret për neutralizimin e personave me rrezikshmëri të lartë. Nga informacionet që kam, kjo armë përdoret për këtë gjë. Kjo është përdorur në protestën e 16 shkurtit. Përveç se bën zhurmë shurdhuese, lëshon dhe gaz CS, neutralizues ose lotsjellës”
, deklaroi Skëndaj.

Ai tregoi detaje të tjera për këtë lloj gazi kur u pyet nga gazetari Ylli Rakipi nëse është i certifikuar për t’u përdorur kundër qytetarëve.

“Nga drejtues të RENEA-s mësova se gazi përdoret i komanduar, tek personat me rrezikshmëri maksimale, jo në masë. Më është thënë që përmbajtja e piperit kur hyn në sistemin e frymëmarrjes, në indet e buta dhe bllokon frymëmarrjen. Duhet paralajmëruar që përdoret”, tha gazetari Skëndaj.

Për gazetarin Skendaj, është fat që nuk ka patur asnjë viktimë gjatë këtyre protestave nga përdorimi i gazit. “CS dhe CN përdoren por në mënyrë të kufizuar. Duhet paralajmëruar që do përdoret ky gaz dhe për personat që vuajnë nga insufiçenca kardiake. E shikoni makinën e ujit, edhe uji ka përmbajtje piperi.  Unë mund t’ju them me besim të plotë atë që kam parë te porta sekondare e parlamentit. Protestuesit e mbyllin vetë portën.

Portën e hapën protestuesit dhe e mbyllën po vetë. Në të dyja protestat gazi është përdorur edhe kur nuk ka patur njerëz apo rrezikshmëri për t’iu afruar Kuvendit. Gazi më i rrezikshëm është ai që pompohet në sasi të madhe. Mund të shkojë në 500 metra lartësi. Është fat që nuk ka vdekur ndonjë i sëmurë me zemër.”-u shpreh gazetari Skendaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Paraditen e sotme, në kalatën numër 4 është bregëzuar anija turistike “TO CALLISTO”, e cila ka sjell 36 turistë të huaj, kryesisht gjerma

Goditen dy raste kultivimi të lëndëve narkotike në Krujë, janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, s

Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prej qershorit të vitit 2018, në vendin tonë, ka hyrë në fuqi ligji "Për ndihmën juridike".

Arbër Çekaj, i akuzuar për sasinë rekord të 613 kilogramëve kokainë të kapur në Durrës, është ekstraduar sot nga Gjermania në Shqipëri.

Ambasada Amerikanë në Tiranë iu vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve shqiptarë në lidhje me kërkesat për viza emigruese.

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Gjykata e Krimeve të Rënda do të vendosë sot për fatin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Matthew Palmer, i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor i tha Zërit të Amerikës se administrata amerikane mb