Policia në trajnim për zgjedhjet, ambasadori i OSBE-së: Garantoni se vota vlen

26/03/2019 - 10:09

Policia e Shtetit ka nisur trajnimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në trajnimin e nisur sot në Akademinë e Sigurisë, ishte i pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu dhe ambasadori i OSBE-së Bernd Borchard. Gjatë fjalës së tij, Veliu tha se policia duhet të garantojë ushtrimin e të drejtës së votës për të gjithë qytetarët.

“Policia është aktori kryesor për të ushtruar drejt të drejtën e votës. Policia vepron në zbatim të ligjit. Shembull janë proceset zgjedhore të mëparshme ku policia ka ushtruar drejt funksionin e saj. Trajnimi nis sot me drejtuesit qendror dhe do të vazhdojë me të gjithë punonjësit e përfshirë”, tha Veliu.

Ambasadori OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard duke përgëzuar punën e strukturave të policisë në zgjedhjet e 2017-s theksoi se duhet thelluar edhe më tej bashkëpunimi me KQZ-në dhe prokurorinë.

“Në 2017-n bëtë përpjekje të madhe dhe puna juaj ishte e kënaqshme. Bashkëpunimi i policisë, KQZ dhe prokurorisë është i rëndësishëm për zgjedhjet. Sjellja e institucioneve mund të shtojë besimin tek qytetarët që vota e tyre është e vlefshme. Trajnimi ju rifreskon njohuritë që keni marrë dhe përgjegjësitë”, shtoi ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më shumë se dy muaj pas super-grabitjes së 9 prillit në pistën e aeroportit të Rinasit, policia, me vendim gjykate, konfiskon rreth 1,5 m

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar 44.5 tonë ushqime për asgjësim, ndërsa ka gjobitur edhe biznesin përkatës.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është thirrur sot në orën 09:30 për t'u paraqitur në prokurori sa i përket hetimit për lobimin në SHBA.

Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare dominojnë deri në mesditë në të gjithë shqipërinë.

Jo vetëm bregdeti i Durrësit por edhe objektet historike dhe arkeologjike janë shumë të vizituar në këtë sezon veror.

Pak javë pasi tronditi politikën shqiptare nga publikimi i 6 përgjimeve ku përfshiheshin Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë të PS-së me k

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë nga qelitë e paraburgimit anëtaren e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Suela Musta.

Gazetarja nga Durrësi, Klodjana Haxhiaj ka denoncuar sot përmes një statusi në Facebook, abuzimet e fermerëve me produktet e stinës.

Pasi goditën me gurë eskortën e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në mitingun në Korçë, tre persona janë vënë në hetim pasi akuzohe

Disa zona të Tiranës do të mbeten nesër disa orë pa drita në pjesën më të madhe të ditës. Shkak për këtë janë investimet në kabina.