Policia operacion blic për kapjen e autorëve të tjerë të atentatit ndaj prokurorit Ndoja

07/11/2019 - 22:10

Policia e Shtetit është duke zhvilluar në këto momente një operacion “blic” në qytetin e Lushnjes për të kapur autorët e tjerë të dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Sipas gazetarit Spartak Koka është ushtruar kontroll në shtëpinë e J.S. në Karbunarë, një person me precedentë penalë. Një tjetër operacion po kryhet në Fushë Krujë ku dyshohet se fshihen edhe 2 autorë të tjerë të atentatit. Mësohet se në operacion janë angazhuar forcat RENEA dhe ato të FNSH-së. Në pranga deri tani është vënë Redjan Rraja, të cilit i janë gjetur gjurmë në makinën e autorëve.

Një tjetër provë e rëndësishme e gjetur nga prokurorët janë analizat balistike që kanë provuar se plumbat në vendin e ngjarjes janë qëlluar nga armët e gjetura në mjetin në Shkafanë të Ishmit. Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë në duar disa nga dosjet gjyqësore të mbivendosjes së pronave në Durrës, ku janë të përfshirë edhe emra të njohur të botës së krimit.

Në sitën e Prokurorisë për Krime të Rënda janë duke kaluar disa prona që dyshohet se i ka përvetësuar familja Muharremi. Të tjera burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë se një biznesi fare pranë vendit të ngjarjes, ku duken qartë makina nga e cila është qëlluar si dhe automjeti me të cilin udhëtonin prokurori Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi, i njohur me nofkën “Rrumi i Sukthit”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë pas miratimit nga Këshilli Bashkiak Durrës të shtyrjes së pagesës së taksave vendore për bizneset e mbyllura për shkak të korona

Autoritetet italiane në Bari kanë arrestuar një 47-vjeçar i cili ishte nisur nga porti i Durrësit, shofer i një kamioni që transportonte

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhene detaje te reja teksa ka folur sot per konfliktin me armë të Orgest Bilbilit me efektivin e pol

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim njofton se ka zhvilluar takim online me kryetarët e Bashkive të Tiranës, Korçës dhe të Fierit s

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i shoqëruar nga zv.ministrja Rovena Voda, Prefekti i Qarkut, Roland Nasto, Kryetari i Bashkisë Zhulj

Edhe 2 infermierë në Tiranë e kanë fituar betejën me COVID-19 pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP.

Një tjetër pronar lokali në Elbasan është shoqëruar nga policia, pasi është konstatuar se mbante hapur biznesin e tij.

Zbulohet identiteti i personit që kërcënoi me armë efektivin e Shqiponjave në Tiranë, i cili i kërkoi lejedaljen dhe u qëllua me armë nga

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte sot në Durrës, ku pas vizitës në Bashki, në një deklaratë për mediat, foli në lidhje me shpërnd