Policia publikon emrat dhe fotot e 3 të shumëkërkuarve të dënuar për vrasje

16/02/2020 - 13:22

Policia e Shtetit u ka shpërndarë mediave fotot e tre personave të kërkuar që janë dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Në listën e uniformave blu është Pjetër Pacani. Në datën 18 Janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, Pacani ka vrarë me armë zjarri shtetasit N. Z. dhe V. Gj.

Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Objekt i njësisë së kërkimit është edhe Jak Gjini. Në datën 30 Gusht 2003, në fshatin Tresh, Lezhë, Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta, P. B. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në kërkim është edhe Besmir Xhebexhia. Në datën 22 Korrik 2000, Xhebexhia ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, vëllezërit A. N. dhe R. N. dhe ka plagosur rëndë duke i këputur krahun e djathtë, shtetasin H. N.

Besmir Xhebexhia është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”./

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit, jo vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën, janë: mjekët, infermierët, zjarrfikësit, polic

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar një pikë në urdhrin që kufizon lëvizjet në Shqipëri në kuadër të masave për të frenuar përhapjen e

Pas mbylljes me urdhër të bashkisë, është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i tregut të fruta-perimeve në Durrës.

Delegacioni Europian në Shqipëri, me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që në orën 2

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka publikuar së fundmi një udhëzues të përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpis

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin d

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiakmbajtur paraditen e sotme, është miratuar fondi i emergjencës civile të Bashkisë Durrës me vlerë 45.

Për shkak të situatës së krijuar në vend nga koronavirusi, bashkia e Durrësit njofton se ka vendosur në dispozicion të qytetarëve linjën

Pas mbylljes së tregut të fruta-perimeve në Durrës nga organet kompetente për parandalimin e përhapjes së COVID-19, tregtarët janë transf

Ujësjellësi i Durrësit njofton se për shkak të një difekti në stacionin e pompimit në Fushë Kuqe, do të ketë problem në furnizimin me ujë