Forca të shumta policie kanë rrethuar disa nga banesat që do të prishen nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Shkozë.

Në mbështetje të banorëve në Shkozë ka shkuar edhe ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi i cili e quan kafshëri e diktaturë atë çfarë po ndodh me banesat.

"Kemi 3 shtëpi qe kanë legalizim dhe dy të tjerë nuk kanë. Legalizimin e bën shteti, po të prishi shtëpinë do të japë ose shtëpi ose lekë. Banorët kërkojnë minimalen, të kenë mundësi të fusin kokën diku tjetër. Në asnjë vend të botës nuk nxirret qytetari në mes të 4 rrugëve. Kjo sjellje e kësaj qeverie çfarë lidhje ka me Evropën? Kjo është një kafshëri që ndodh ditën për diell. Shanset në bazë të konventës evropiane të të drejtave të njeriut kanë 100%, por ky njeri nuk do. Jep 20 mln euro për 1 km rrugë dhe nuk dëmshpërblen. Nuk mund të prishet shtëpia pa dhënë lekë. Ky njeri nuk pyet për pronën, për të drejtën themelore. Është kjo kafshëri në mes të Evropës. Kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend. Duhet të ngrihemi, të shkojmë para kryeministrisë dhe ta largojmë që aty. Ka qenë kryeministër Nano, Majko, Meta dhe nuk janë prishur shtëpi. Kjo është diktaturë!"