Mëngjesin e së dielës, forca të shumta të policisë së Durrësit kanë rrethuar Gjykatën, ndërsa pritet të nisë dhënia e masës së sugurisë për 18 ish-drejtuesit dhe zyrtarët e Kadastrës.

Siç shihet nga pamjet filmike të xhiruara nga operatori i DurrësLajm, efektivët e policisë kanë krijuar një perimetër sigurie dhe nuk lejojnë as mediet dhe as familjarët të ndjekin nga salla e gjyqit procesin.

Kujtojmë se paraditen e së premtes, Drejtori i policisë së qarkut Durrës, Lorenc Shehu doli në konferencë për shtyp për të njoftuar arrestimin e 18 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Kadastrës në kuadër të operacionit policor "Rodoni".