Policia Rrugore arreston 17 drejtues mjetesh, pezullon 97 patenta

10/05/2021 - 16:16

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një aksion në rrugët e vendit gjatë fundjavës për të parandaluar aksidentet rrugore.

Janë plot 2111 gjoba të vendosura, ndërkohë janë arrestuar 17 drejtues mjetesh, 8 prej tyre e pësuan për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Një nga të arrestuarit është shtetasi A.S., shoferi i një autobuzi të linjës Tiranë-Tropojë, i cili u kap i dehur në timon pasi po bënte manovra të rrezikshme në rrugë.

Po ashtu, janë pezulluar 97 leje drejtimi, nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Kontrolle të pandërprera në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë fundjavës: 17 drejtues mjetesh të arrestuar, 97 leje drejtimi të pezulluara dhe 2111 masa administrative për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës, ditën e shtunë në mëngjes, ka parandaluar një ngjarje të mundshme rrugore me pasoja. Gjatë kontrolleve dhe monitorimit të qarkullimit, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë konstatuar në rrugën e Rinasit, një autobus 50 vendësh, që po kryente manovra dhe parakalime të gabuara. Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar autobusin dhe pas alkooltesit, rezultoi se drejtuesi i autobusit, shtetasi A. S., i cili po transportonte pasagjerë nga Tirana në Valbonë, drejtonte autobusin në gjendje të dehur, në masën 0.64 ml/l.  Drejtuesi i autobusit, shtetasi A. S. , 50 vjeç, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin janë arrestuar 17 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 97 leje drejtimi, nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 2111 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore, si parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, shkelje semafori, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit etj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 2,916 testime për persona të

Covid-19, i cili prej më shumë se një viti na ka ndryshuar totalisht jetën, nuk prek vetëm mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes te pacien

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me protestën e maturantëve për

Maturantët e shkollave të mesme në Durrës po protestojnë sot para Drejtorisë Rajonale Parauniversitare në qytetin bregdetar, pasi testi i

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka dalë sot në një deklaratë për mediat lidhur me pretendimet e maturantëve një ditë më parë se provimi i ra

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi organizoi sot një takim për konsultim publik të Draft-Strategjisë Kombëtare të Arsimi

Policia e Lezhës ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 qershor 2021.

Sipas Meteoalb, vendi këtë të shtunë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që

Qeveria greke ka vendosur të pranoj brenda territorit të saj të gjithë personat e vaksinuar, pavarsisht nëse vaksina që kanë injektuar ës

Policia kufitare italiane dhe Guardia di Financa kanë arrestuar në portin e Ankonës 5 emigratë të moshave 20 deri në 40-vjeç me kombësi e