Policia Rrugore kontrolle blic në të gjitha akset, pezullohen 98 patenta (VIDEO)

08/11/2019 - 14:42

Në zbatim të planit “Tispol”, për parandalimin e aksidenteve rrugore, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në DPPSH, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, po vijon kontrolle blic në akset rrugore, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, të cilat janë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.

Kontrolle janë zhvilluar në akset rrugore Tiranë-Berat-Girokatër dhe Tiranë-Lezhë-Shkodër duke përdorur makinat civile të pajisura me sitem sinjalizimi zanor, radarë elektronikë dhe dragera për majten e sasisë së alkoolit të konsumuar nga drejtuesit e automjeteve.

Si rezultat i kontrolle blic, janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga këto: 18 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 60 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 20 për shkelje të tjera që ndëshkohen me pezullim të lejes së drejtimit.

Gjatë kontrolleve është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti, për drejtim mjeti në gjendje të dehur në masën 1.18mg/l.
Janë evidentuar dhe ndëshkuar 129 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe 28 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse.

Janë vendosur 113 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Gjithashtu, gjatë patrullimit me makina civile në këto akse rrugore janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 145 drejtues mjetesh, të cilët përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Është kontrolluar dhe verifikuar nëpërmjet tabletave dokumentacioni i 233 automjeteve, si dhe në 11 raste është bërë edhe kontroll fizik i personave dhe kontroll i imtësishëm i automjetit për sende të kundërligjshme.

Policia Rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, në fundjavë do ushtrojë kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e vendit, për parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara e shkelje të tjera që janë burim aksidenti.

Policia Rrugore apelon për përdorim të mjeteve të transportit public, për ata drejtues mjetesh që duan të konsumojnë alkool gjatë fundjavës.

Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë përdoruesve e rrugës të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanashëm.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus sjell ekskluzivisht rrëfimin e vajzës së Enkeleda Çapokut, 39-vjeçares që u vra nga kunati

Dy ditë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Romë, televizioni shtetëror italian, Rai3, ka bërë një kronikë të frikshme për kanabisin

Pas një peripecie jo të pakët, Mjekësia Ligjore ka bërë publike autopsinë për vdekjen e 19 vjeçares, Rezarta Hajdari, e cila humbi jetën

Ambasada shqiptare në Kinë përmes një njoftimi lajmëron të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në shtetin kinez që të njoftojnë aktivit

Një ditë pas ngjarjes tragjike të vdekjes së papritur të dy foshnjave 5-muajshe, ngjarje kjo që tronditi qytetin e Beratit, prindërit rrë

Pavarësisht se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të dyshuar si i prekur nga koronavirusi dhe institucionet përgjegjëse kanë siguruar se ke

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen e ‘lobimit rus’ ndaj kryetarit të Partisë Demokrat

Ky është kompleksi super luksoz në pronësi të vëllezërve Hajri, në Shijak të dyshuarit kryesorë për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë 10 d

Një grup banorësh të lagjes nr.13 në plazh të Durrësit kanë dalë në protestë ditën e sotme.

KLP ka miratuar sot projektaktet për delegimin e 5 prokurorëve si drejtues të Prokurorive në rrethe.