Policia Rrugore në Durrës merr masa për sezonin turistik (VIDEO)

21/07/2019 - 18:24

Njësia e qarkullimit rrugor pranë drejtorisë së policisë së qarkut Durrës ka përforcuar me shërbime shtesë akset më problematike të qarkut ku shfaqet trafiku më i rënduar.

Shefi i kësaj njësie, Valentin Floriri shprehet se ndonëse në nivel qarku numri i aksidenteve ka rënë me rreth 40 perqind, përsëri efektivat e policisë rrugore po punojnë me orar të zgjatur dhe shërbime të përforcuara në rrugët që shërbejnë si destinacion turistik.

Një nga këto akse që ka më shumë trafik të rënduar dhe probleme është aksi Maminas – Gjiri i Lalëzit. Për të shmangur problemet që krijohen rëndom gjatë sezonit, ai ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.

“Trafik i renduar shfaqet sidomos gjatë fundjavës edhe në kryqëzimin e rrugëve në Plepa si dhe rruga Ura e Dajlanit – Plepa. Ne po punojmë që të mos ketë trfik kaq të rënduar”, ka deklaruar Floriri.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë zbuluar bëmat e ndërtuesve me pallatet shumëkatëshe në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.

Shqipëria po kalon ditë të vështira që pas goditjes së tërmetit të 26 nëntorit, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dë

Janë me qindra familjet durrsake që vazhdojnë të paraqiten çdo ditë para bashkisë së Durrësit për të paraqitur dokumentacionin e nevojshë

Qiratë e banesave janë rritur në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones zhvilluan sot një takim me P

Rruga "Aleksandër Goga" nga Spitalla në Porto Romano është një prej nyjeve më të rrezikshme për të qarkulluar.

Ditën e nesërme Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bëjë transferimin e prokurorëve të mbetur te Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime

Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare Ilir Zela ka dhënë dorëheqjen duke u larguar për arsye personale nga detyra.

I shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka mbërritur në k