Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Spahia është shpallur në kërkim pas përplasjes që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku u dogjën dy klasa të një shkolle pasi protestuesit hynë në këtë KZAZ.

Sipas Policisë së Shtetit, ish-deputeti Spahia është një ndër personat përgjegjës për këtë ngjarje. Një ditë më parë Spahia tha se përplasja do të vijojë përballë qeverisë së krimit dhe të zbuluar haptazi nga skandalet për lidhjet e saj me bandat që tjetërsuan dhe blenë votat e shqiptarëve.