Policia shqiptare, kosovare dhe malazeze trajnim për goditjen e krimit ndërkufitar

21/07/2019 - 10:03

Policia Kufitare e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës kanë zhvilluar një trajnim në Plavë për rritjen e nivelit të kapaciteteve të Policive të të tre vendeve, në parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar.

Me moton “Servo per Amici” - “Shërbejmë përmes Miqësisë”, trajnimi ka zgjatur nga data 19-21 korrik.

"Në kuadër të patrullimeve të përbashkëta ndërmjet Policive Kufitare të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, me iniciativë të IPA-s, seksioni i Malit të Zi dhe nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi, prej datës 19 - 21 korrik, në zonën kufitare ndërmjet tre shteteve, në (Plavë - Guci), po zhvillohet një trajnim 3 ditor për evidentimin e drejtimeve të mundshme ku mund të zhvillohet veprimtari e paligjshme, nëpërmjet zonave kufitare të tre shteteve, me qëllim ndërtimin e një strategjie të re të përbashkët, për të parandaluar dhe luftuar paligjshmërinë ndërkufitare", thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Në këtë trajnim marrin pjesë punonjës Policie të Kufitare Shkodër, njëkohësisht edhe anëtarë të IPA, seksioni i Shqipërisë.

Organizimi i këtij trajnimi nga IPA, seksioni i Malit të Zi, nuk ka vetëm për qëllim anën policore, por edhe anën miqësore të efektivëve të Policive kufitare të të tre vende dhe të shkëmbimit të eksperiencave mes tyre.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ngjarja e 15 gushtit në Porto Palermo, ku Mihal Kokëdhima, pronar i një resorti që u shemb nga IKMT, sulmoi familjen e miliarderit spanjo

Gazetari Çim Peka ishte i pari që hapi sezonin politik të emisioneve LIVE me një intervistë me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bas

Në Shqipëri, Partia Demokratike, iu drejtua sot zyrtarisht Prokurorisë duke kërkuar që të nisë verifikimet lidhur me kryebashkiakun socia

Pushime verore po u vjen fundi dhe në muajin shtator pritet të mbahet mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Durrës.

Zbardhen detaje nga plagosja e 48-vjeçarit, në një fshat të Shijakut, gjatë tentativës së tre personave për t’i grabitur shtëpinë.

Edhe këtë fundjavë, Shqipëria do të “pushtohet” nga temperaturat e larta.

Që prej disa ditësh në portin e Durrësit ka nisur rikthimi masiv i bashkëatdhetarëve që kaluan pushimet verore pranë familjeve të tyre në

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, zhvilloi një mbledhje analizë me policinë bashkiake.

Gjatë seancës së sotme në gjykatën e Tiranës, ku u dha masa e sigurisë për të arrestuarit pjesë e skemës së mashtrimit me kredi fiktive n

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar përmes një deklarate, pas lajmeve të publikuara në media për transferimin e Dosjes 184 në Prokurorin